Në pritje

Kultura

Në pritje

Nga: Shyrete Demaj Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:42
Shyrete Demaj

Sonte është mbuluar dhoma

nga manteli i zi i natës

Qetësi therrëse mbizotëron

Mendimet janë çliruar nga vargojt e kohës

Pikturat imazhe të fjetura u japin jetë

Kujtimet m`i lag ky shi i papritur

Dallgët e mallit zgjojnë një lumë

që ethshëm gjarpëron shpeshherë mbi mua

Herë lum i qetë e herë si përrua

 

Me zjarr në votër ish kjo dhoma ime

e ndezi t`i ngroh e t`i thaj ca kujtime

Nuk mundem që tutje t`i hedh

Zjarrin e shpirtit më ta ndez

I lehtë vjen ajri dhe mendimet shtegëtojnë

Presin agun të kthehen prapë

Të ngrohta shkëlqyese me rreze ngarkuar

Puthje hëne t`i vënë kapak

Rrezet e diellit ledhatojnë çerpikun

Për puthjen e parë në këtë mëngjes

Të  pres…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat