Valët e Ibrit turbull

Kultura

Valët e Ibrit turbull

Nga: Dedë Preqi Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:22
Dedë Preqi

Pse valët e Ibrit

Ecën turbull

Trupojnë qytetin

E marrin arratinë,

Mbeturina e llumi

Në një qoshe mbledhur

Po ia humbin qytetit

Gjithë bukurinë.

 

Pse turbullohen

Valët e Ibrit dardan,

Kulqedra me të ligat e saj

Po lahet e po ngjyhet

Tërë llumin me pështymë

E mbanë pa turp n’fytyrë

Dhembje t’moqme përtërinë

Edhe  nuk ç’fryhet.

 

Dielli përbirohet

N’rrasat e kullave t’vjetra

Lotin e Ibrit e thithin

Ndjeshëm rrezet e arta ,

Thellë n’palët e tokës

Lulëzojnë lule metalike

Në kopshtin e pa shkelur

Lakmojnë arin e flakës magjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat