Jam larg!

Kultura

Jam larg!

Nga: Adem Bytyqi Më: 13 janar 2024 Në ora: 15:51
Adem Bytyqi

Nuk e di ku jam ?!

Jam larg!

Atje ku mjegulla 

Mendjen më trubullon

Dhe dielli trupin 

Nuk më ngroh

Sikur t'isha n'atedheun tim

Kosovën Martire

T'cilën pa dëshirë e pata lënë.

Jam larg

Atje ku ujë nuk pihet

Por  çdo ditë blihet 

Jo si ujë i Kosovës

I ftohët dhe i bardhë

Si kristali

Që del nga thellësia 

E tokës së bekuar

Nga zoti Ilirëve

N'kohën e Paleolitit

Me mijëra e mijëra vjet

Para lindjes së JEZU KRISHTIT.

Jam larg!

Nuk e di ku jam?!

N'një vend 

Ku bjeshkët 

Shtrihen n'rrafshulta

Jo si n'Kosovë

T'larta 

Mbi t'cilat fluturojnë shqiponjatë

Duke e përshëndetur 

Kosovën 

Tokën e lashtë 

Në t'cilën popullata e saj

Gjithmonë ka folur shqip

Edhe atëherë

Kur n'këto anë

Nuk kishte as një tjetër fis

Përveç Dardanë, Pellazgë dhe Ilirë 

Jam larg!

Nuk e di ku jam?!

Nuk e di as kush?!

Dhe as kur?!

Me ka sjellkur n'këto anë

Shpesh n'ëndërr

Me shtihen bukuritë magjepse t'Kosovës

Vendlindja ime

Lojratë e fëmijërisë

Lahuta e Gjyshit plak 

E mjekërr bardhë

Me t'cilën u këndonte kreshnikëve

T'cilët me shpatë e mozdrak 

Mbronin tokën e Dardanisë

Nga armiqtë e huaj dikur

T'cilët historikisht

E kanë lakmuar 

Dardanin tokën tonë t'art.

Me kujtohet si sot!

Kur gjyshi plak me thoshte:

"Biro vendin e huaj ta lovdrofshin 

E mos shkosh 

Atje fjala nuk t'ka efekt

Sepse guri më rëndë 

Peshon n'vend t'vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat