“Jeta kulturore në Kukës e varfër”, rrugëtimi artistik i Qazim Velisë nisi që në moshë të vogël: Më parë realizonim katër premiera në vit

Kultura

“Jeta kulturore në Kukës e varfër”, rrugëtimi artistik i Qazim Velisë nisi që në moshë të vogël: Më parë realizonim katër premiera në vit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:51
Qazim Velia

KUKËS- Në fotot që zbukurojnë muret e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës e që të ndërmendin vite nga koha e kaluar Qazim Velia gjen shumë kujtime.

Ai është një ndër regjisorët dhe aktorët e njohur të qytetit. Rrugëtimi i tij artistik nisi në moshë të vogël, kur ishte ende në bankat e shkollës. Pjesë e estradës së talentuar të Kukësit u bë në fillim të viteve ’70.

Atë kohë pati fatin të punonte me regjisorë dhe aktorë të zot, nga të cilët mësoi shumë. Qazim Velia tregon se asokohe artit i kushtohej vëmendje. Çdo vit duheshin te paktën 4 premiera.

Ai kujton se trupa e teatrit të Kukësit zhvillonte turne jo vetëm në qytete të tjera por edhe në fshatra për t’ju dhënë mundësi banorëve të ndiqnin shfaqjet.

Rolet e tij janë të shumta por e ka të vështirë të zgjedhë mes tyre rolin më të dashur. Për Qazim Velinë jeta kulturore në Kukës është varfëruar me kalimin e viteve. Pavarësisht mbylljes së institucioneve të artit për fat të mirë në qytet ka ende persona që përpiqen ta ripërtërijnë e ringjallin jetën kulturore.

Një ndër ta është edhe aktori e regjisori Qazim Velia, i cili në çdo rast është i gatshëm të ofrojë kontributin e tij në realizimin e shfaqjeve apo aktiviteteve kulturore në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat