Kompozitori 14-vjeçar/ Nikolas Gjoni nga Lezha pasion për muzikën: Kam mbi 20 krijime, të tjera në proces

Kultura

Kompozitori 14-vjeçar/ Nikolas Gjoni nga Lezha pasion për muzikën: Kam mbi 20 krijime, të tjera në proces

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:53
Nikolas Gjoni

LEZHË– Me një laptop dhe shumë pasion, Nikolas Gjoni nga Lezha, nxënës i shkollës 9-vjeçare të muzikës në këtë qytet i është dedikuar kompozicionit. Pasioni për muzikën nisi teksa ndiqte gjyshin e tij kur luante me vegla popullore, por prindërit e shtyn me tej duke parë interesin dhe talentin e tij.

Hapja e klasave të muzikës në shkollën “Besëlidhja” e bënë që përveç pianos të përzgjidhte edhe instrumentin e fizarmonikës. Gjithnjë pëlqen të improvizojë teksa luan pjesët, për mësuesin Berhan Kraja, tek Nikolasi shquhej orientimi i tij drejt kompozicionit qysh në moshë të vogël.

Të kompozosh është e vështirë, por Nikolasi frymëzohet nga kompozitorët e mëdhenj. Prej 3 vitesh vazhdon të krijojë dhe deri tani ka 20 pjesë ndërsa të tjera janë në proces. Ai u rikthehet për t’i riparë pasi sa më shumë mëson aq më shumë kupton se çfarë duhet të bëjë.

Nuk e ka ende në mendje atë vepër që do t’i japë më shumë sukses, por beson se kjo do të ndodhë së shpejti e në të ardhmen do të jetë një kompozitor i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat