Më mungon

Kultura

Më mungon

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:04
Ismail Gashi Sllovia

Nuk të ndal në rrugë

Nuk të dal në pritë

Të ndalin me ditë

Të ndalin

Me muaj

E me vit

Të shoh kryesofre

Të qeshur e fjalamane

Drekojmë fytyrëqelur

Në shtëpi tënde.

Gjithmonë bashkë

Kushdo që mendon

Edhe hipokritët

Dhe delirantët

E injorantët

Që Mendojnë

Se mua më lëndojnë.

Unë…!

Mirë e di

Se Ti

Je shembullore

Në mësime e sjellje

Je shendosh

Si molla lalqe

Me mocanikët

Në garë diturie

E dëshmuar

Dhe e shpërblyer

Për njohuri

Telin e këput

Ndihem mirë

Ndihem krenar

Me mbesen time

Në ball të sofrës

Të gjakut 

E lobit

Gjithmonë…!

Në  vend të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat