​Kosova e Ukraina ndajnë histori të njëjta, botohen tre libra kushtuar Ukrainës

Kultura

​Kosova e Ukraina ndajnë histori të njëjta, botohen tre libra kushtuar Ukrainës

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

“Historia e Ukrainës dhe e Krimesë”, “Ukraina – Përplasja Perëndim – Rusi” dhe “Roli i diplomacisë botërore në konfliktin Rusi-Ukrainë”, janë tre libra të botuar kushtuar Ukrainës dhe luftës atje.

Këta tre libra të botuar nga Shoqata botuese “3SD”, me autor Lutfi Bilallin argumentojnë rëndësinë që ka Ukraina në lidhje me botën dhe sigurinë e saj.

Autori Lutfi Bilalli tha se populli në Kosovë duhet të informohet se çka është duke ndodhur në Ukrainë. Ai tha se qëllimi i tij për t’i shkruar këta libra ka qenë mungesa e literaturës për Ukrainën.

Bilalli: Kosova duhet të informohet për sigurinë në botë dhe Ukrainë

“Qëllimi ka qenë që opinioni shqipfolës të ketë literaturë dhe të jetë i informuar për situatën konfliktin dhe luftën në Ukrainë. Lexuesit shqiptarë të informohen me fakte, burime, literaturë që të kemi njohuri për situatën në Ukrainë. Është një situatë e rëndë dhe ka konotacion në Evropën Lindore, por mund në përgjithësi edhe në pjesën e Ballkanit. Një kornizë e ngjarjeve, të cilat janë të rënda dhe të dhimbshme, dhe thashë që ne e kemi një përvojë të tillë. Shumë njerëz mendojnë që Ukraina dhe rusët janë të përbashkët, kanë një histori dhe traditë që ndryshon. Këta libra janë të rëndësishëm për studentë të shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare të diplomacisë dhe fushës së sigurisë”, tha Bilalli.

Ndërsa, gazetarja ukrainase Lyudmila Makey tha se vendi i saj dhe Kosova ndajnë të njëjtën histori, teksa shprehu falënderime për popullin e Kosovës për ndihmën e dhënë për popullin ukrainas që po përballet me pushtimin rus.

Makey: Ukraina dhe Kosova ndajnë të njëjtën histori

“Për fat të keq, vëmendja e botës për vendin tonë u pakësua dhe kjo është një ëndërr e Putin dhe të tjerëve. Ne kemi të njëjtën histori, kemi një gjë të rëndësishme në karakterin tonë. Ne e duam lirinë dhe jemi gati të luftojmë për lirinë tonë. Pra, nuk mund të them mendimin tim për këtë vepër, por mendoj se është një vepër shumë e mirë. Më duhet ta lexoj, dhe pas kësaj me kënaqësi, do të ndaj mendimin tim, por vetëm dua t'ju them faleminderit shumë, një milion herë, dhe besoj se pas fitores sonë duhet të bëjmë një gjë të rëndësishme - Ukraina duhet të njohë Kosovën, unë besoj”, tha Makey.

Profesori universitar Gëzim Qerimi tha se librat e promovuar sot përshkruajnë luftën në Ukrainë, presionet dhe krimet e vazhdueshme që Rusia e Vladimir Putin po i bënë ndaj popullit të pafajshëm ukrainas.

Qerimi: Në libra paraqitet e rëndësi të veçantë lufta e dytë botërore

“Ky libër paraqet presionet dhe krimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë historisë dhe deri në ditën kur po flasim. 04:12 Në këtë libër argumentohet që Ukraina ishte në qendër të vëmendjes dhe gjatë dy luftërave botërore e veçmas në Luftën e Dytë ku grupet nacionale pro Ukrainës së pavarur në fillim kishin bashkëpunuar me Gjermanin naziste në mënyrë që të ndryshojnë vend- qëndrim. Përmendet edhe shifra që në Ukrainë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi 8 milionë njerëz si dhe ka pasur shumë dëme tjera materiale dhe në infrastrukturë. Autori përmes një pasqyre historike ka paraqitur edhe marrëdhëniet rreth 20-vjeçare mes Ukrainës me NATO, të filluar nga viti 1991 pas pavarësisë së Ukrainës, me qëllim të anëtarësimi në NATO.  Autori prezanton si konflikt gjeopolitik dhe gjeostrategjik duke përfshirë edhe shumë akterë, Rusinë dhe Ukrainën si palë luftuese, mandej Evropën, SHBA dhe NATO-n. Autori argumenton që Ukraina ka çështje të ndërlidhura të fuqishme për sigurinë e Evropës si dhe raportet SHBA-Rusi. Në libër paraqiten të dhëna financiare për mbështetje të Ukrainës deri në fund të vitit 2023, ku shifra arrin mbi 143 miliardë euro”, theksoi Qerimi.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur më 24 shkurt 2022. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar nga e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat