N'varr jo s'merret pasuria!

Kultura

N'varr jo s'merret pasuria!

Nga: Sami Arifi Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 17:58
Sami Arifi

N'varr jo s'merret pasuria!

Nënë e vuajtur dhe e mjerë,

mbetet duke pritur n'derë!

Fëmijët e vetë duke i andërruar,

e lanë t'vetëmi për t'jetuar!

Lotë i rrjedhin zemra i pëlcet,

e vetmuar pa fëmijë t'vetë!

Botën n'sy morën për t'fituar,

Nënën-loke e lanë t'harruar!

I pat rritur me vështirësi,

me skamje mundime si është më zi!

Për t'u shtuar me gjallëri,

për t'parë ditë t'bardhë n'shtëpi!

Çka t'vyen pasuria kur Nënë le t'harruar,

prindërit që t'rritën i le t'vetmuar!

Edhe vetë mbetesh një ditë mbi dhe,

mëshirë ndaj prindërëve kur nuk ke!

Nëna për fëmijën është madhështia!

n'varr jo s'merret pasuria!...

Shkruan: SamiArifi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat