Artemisa, Apolloni, Zeusi, Leta, Hera, Aresi, Eneu dhe harku i miteve, eposëve dhe legjendave të njohura trojane…

Kultura

Artemisa, Apolloni, Zeusi, Leta, Hera, Aresi, Eneu dhe harku i miteve, eposëve dhe legjendave të njohura trojane…

Nga: Agron Shabani Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 19:27
Agron Shabani

Nëse i referohemi "Eneidës" dhe harkut të mitëve, eposëve dhe legjendave të njohura trojane: Atëherë del se edhe Artiemisa (Artemida) ose Perëndesha e njohur e Hënës, e lindjes , e gjuetisë dhe hakmarrjes, të cilën në Romët e Lashtë-Antike e qauajten Diana dhe Selena, së bashku me vëlluan e saj, Apollonin (Zotin e Diellit), si dhe prindërit e tyre, Zeusiin dhe Letën e kështu me radhë: Kanë qenë me origjinë nga Sparta dhe Troja e Lashtë-Antike.  Përse (pse) kjo?

Sepse, Artemisa ( Artemida) dhe Apolloni, pos tjerash ishin edhe Zotëra (Perëndi) mbrojtës dhe dalëzotës të Trojës, të cilët e penguan (parandaluan) Agamenonin dhe ushtrinë e tij për të rrethuar, djegur dhe pushtuar Trojën, si dhe duke iu hakmarruar Agamemnonit në bijën ( vajzën) e tij, Ifigjeninë-mu për shkak të armiqsisë së tij kundër trojaneve.

Sipas analëve dhe kronikave të ndryshme të Eurupidit, Herodotit, Tukididit, Homerit etj...thuhet se Ifigjenia u vra ( me diskë nga vet dora e hekurt e Artemises (Artemides) së virgjër dhe tepër hakmarrëse, e cila dikur me vonë, thuet se iu hakmorr edhe mbretëreshes së Tebës, Niobes dhe bashkëshortit të saj mbret, Amfinoit, të cilët i kishin  14 femijë: 7 djem dhe 7 vajza., duke ua vrarë të gjithë së bashku me vëllaun e saj, Apollonin në shënjë hakmarrjeje për lojalitetin e tyre ndaj Heres, Aresit, Hermesit, Otit, Efiatit etj.

Së këndejmi, lindjen e Artemides nga martesa e të ëmës (nënës) së saj vigane dhe titanike ( Letes) me Zeusin: Asokohe e kishte urryer dhe xhelozuar aq shumë-Hera, gruaja tjetër e Zeusit, e cila nga inati, urrejtja dhe xhelozia e pafshuur ndaj saj, e kishte dërguar Leten e  bukur dhe shtatëzënë për të lindur Artemisen (Artemiden) dhe Apollonin, dikund në një ishull (ujdhesë) të thatë, të rrethuar nga gjarpërinjtë "Kobra"; "Piton" etj.

Gjithënjë sipas mitologjisë greke, dikur Artemisa ( Artemisa) e bukur, vigane dhe titanike, kishte kërkuar të njIhej dhe takohej dikundi me babain e saj vigan dhe titanik-Zeusin, nga i cili kishte kërkuar qe të mbetej (ngelej) përjetiesht e virgjër, e pastër dhe e fuqishme si Zeusi dhe Zotërat ose Pereënditë tjerë.

Gjithashtu thuhet se grekët e lashtë atëbotë i kanë çuar (dërguar) vajzat ose bijat e tyre me të zgjedhura dhe me të fuqishme e inteleggjente, për t i stërvitur dhe kalitur në tempullin e Artemises (Artemides) në Kaldea ose Kalidoni.

Thonë se figura ose portreti orgjinal i perëndeshes Artemisë (Artemida) i gdhendur dhe skalitur në bronzë , për herë të parë u gjetë ( u zbulua) nga Fisi i madh ilir i Dalmatëve në Vis të Kroacisë, ku edhe sot e kësaj dite ruhet ne Muzeun historik dhe arkeologjik të Splitit-krahas shumë eksponatëve dhe dokumentëve të tjera të Ilikrisë-Antike.

Ndryshe nga kjo, për të mos u zgjatur me tepër në këtë tematikë sfiduese dhe tepër interesante: Në fund ia vlen të përmende ose cekët fakti tjetër mbi luftën e njohur të Eneut dhe birit (djalit) të tij, Maleagrit për Trojën-deri në largimin ose zbritjen e tij në Romën e Lashtë-Antike.

P. S: Ndonja 4 ose 3 mijë vjetë më herët, gjegjësishtë në vitin l050 - para Epokës së Re, Trimi ose Heroi i njohur Trojan - Eneu ( i trungut ose fisit ilir te Dardanëve) - pas ngjitjes së pushtetit dhe martesës së tij me princezën e bukur latine - Lavinia (Rea Silvia) në "Lacio", përkatësisht, në Castel Gandolfo së bashku me të birin e tij, do e themeloi  "Qytetin e Diellit" (Romën Antike) të njohur në fillimet e shekujve dhe historisë si "Alba Longa".  

Eneu si birë i Dardanosit, birit ose dalit të Zeusit (Zeus në Antikë quheshin -Zotërat ose Perënditë) dhe Venerës ose Afërditës: Sipas legjendave të shumëta biblike dhe enciklopedike, në forma dhe mënyra të shumëta ishte i ndërlidhur dhe "kurorëzuar" me ligjet dhe botën e perëndive.

Ndërkohë që Romuli dhe Remi, kishin qenë të Bijtë e Marsit dhe "gruasë së lartë mbretërore" - Rea Silvia

Ndryshe nga kjo, sipas burimeve dhe dëshmive të shumëta shkencore dhe historike: Qytetërimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar. - djepin dhe zanafillën e vet e ka në Ballkanin Qendror. Gjegjësisht, në teritorin e sotëm të Kosovës (Dardanisë Antike), Shqipëri dhe në hapësira dhe teritore tjera (më të gjera) të banuara nga shqiptarët dhe joshqiptaret. Të  cilat, për shkak të diktateve dhe padrejtësive të shumëta historike dhe politike sot nuk u përkasin as takojnë iliro-shqiptarëve etnik dhe autokton.

Për më tepër, njëri ndër fiset ose grupacionet ( grupimet)  më të mëdha të Ilirëve (Ilirisë) -Dardanët, që në lashtësi (Antikë) kanë jetuar dhe banuar në treva dhe hapësira shumë të gjëra euro-aziatike. Me ç'rast, sipas burimeve dhe dëshmive të shumëta materiale, historike, arkeologjike, onomastike, antropologjike, paleografike, paleontologjike, numizmatike, heraldike, sakrale, socio-fizike, psikologjike, etj. Fisi Ilir i Dardanëve kanë qenë themeluesit dhe banuesit më të hershëm të Kosovës, respektivisht, Dardanisë Antike.

Dardania - shtrihej dhe kufizohej atëbotë - në veri me lumejt Angri dhe Magri (lexo: lbri dhe Morava). Duke përfshirë këtu edhe Naisin ose Nishin e sotëm në Serbi) , deri tek rrjedhat e sipërme të lumit Aksi (Vardari i sotëm) në kufij me Peonët ose Palonët (...).Në lindje të saj dardanët, Dardania kufizohej me Thrakët (Thrakinë).

Përderisa në Perëndim ishin Vargmalet e njohura të Skardit (Sharrit) dhe lumi i famshëm i Drilonit (Drinit).

Ndaj, për të mos thënë këtu shumë më herët(...) - gjurmët dhe dëshmitë (dokumentët) e para mbi kulturën dhe qytetërimin e lashtë iliro-shqiptar në Kosovë (Dardani) dhe në pjesë të tjera të Ilirisë, datojnë që nga Periudha e Neolitit.

Ndërkohë që për shkaqe dhe motiveve të ndryshme demografike, natalitive, ekonomike, socio-psikologjike, politike dhe të tjera... Valët e para të dyndjeve dhe shpërnguljeve të fuqishme dhe tepër masive të fiseve të lashta pellazgo-ilire nga Ballkani (Gadishulli Ilirik) për në Anadolli (Turqi), ne Azinë Qëndrore, Azinë e Vogël etj, etj., Kanë filluar dikund rreth tremijë (3000) e më shumë vjet para epokës sonë.

Shih për këtë, Dardanët dhe fiset tjera pellazgo-ilire (të dyndura e shpërnguluar gjithekah dhe gjithandej)- kanë lënë gjurmë dhe dokumentacione të fuqishme në Anadolli (Turqi), Greqi, Romën e Lashtë-Antike, Egjipt, Asiri, Babiloni, Izrael (Palestinë), Mesopotani dhe në vende e hapësira të tjera euro-aziatike.

Ndaj, mu për këtë, nuk është aspak e rastit që me emrat dhe toponimet e lartëpërmendura pellazgo-iliro-shqiptare (si Alban, Albani, Albanon, Albanicus, Dardanele, Dardanos, Iliricum etj...) në periudhat e ndryshme Antike - quheshin rajoni i gjërë i Kaukazisë(  Kaukazit), Italia, Skocia, një pjesë e konsiderueshme e trualli (territorit) të sotëm gjermano-austriak etj.

-Si Zotëra dhe themelues të parë e të vërtetë të Trojes së lashtë (Antike) - njihen Ilirët, rrjedhimishtë Dardanet.

Dardanosi - i Biri i Zeusit (Zotit) ishte i pari (kryeheroi dhe prijësi kryesor) në Trungun Familjar të Trojanëve.

Edhe Porta kryesore e Trojës atëbotë quhej Dardan ose Dardanos.

Ndërkaq, vetë fjala ose emri Troje - vjen nga leksiku dhe toponimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar që donë të thotë: truall, troje, treva ose vendbanime.

-Gjatë periudhës së Neolitit ndërkaq, në Kosovë (Dardani) u ngritën dhe themeluan qendrat dhe vendbanimet e para urbane si Tjerrtorja (Prishtina), Vicianumi (Vushtria), Gladnica (Graçanica), Rakoshi (Istogu), Rreshtani (Suha Reka), Theranda (Prizreni); Separati (Peja), Besiana (Podujeva) dhe kështu me radhë.

Dardania Antike, gjatë kësaj periudhe do të njoh një zhvillim dhe lulëzim të përgjithshëm shoqëror dhe kulturor. Përfshirë këtu edhe lulëzimin dhe shkëlqimin e përgjithshëm të qendrave (qyteteve) të njohura të Kosovës, respektivisht, Dardanisë Antike -siç ishin Scupi (Shkupi), Theranda (Prizreni), Vicianumi (Vushtria), Separati (Peja), Naisi (Nishi), Besiana (Podujeva) dhe të tjera.

Në botën dhe civilizimin e atëreshem ndërkaq, ishte i njohur fakti sipas të të cilit, fisi i madh pellazgo-ilir i Etruskëve, në periudhat e lashta - Antike,  ne Romë ( Itali )- pos përhapjes së letrës dhe shkrimit, e kishin bërë edhe prezantimin ose paraqitjen e Zotërave (Perëndive) në mënyrë Skulpturore dhe Antropologjike. Respektivisht, përmes gdhendjes dhe skalitjes së portretëve të tyre në formë kulti në gurët e Tempujve Hyjnorë. Si Fidia dikur me heret ne sheshin e njohur " Aeropag" te Athines etj.

Të njohura janë gjithashtu shkrimet dhe legjendat e ndryshme mbi gjeografin dhe leksikografin e shquar antik-Eratostenin (me prejardhje ilire), matematicientin dhe arkitektin e njohur - Heronin, ato mbi poetin dhe shkrimtarin e lashtë- Kalimahun që jetonin dhe vepronin në Aleksandri të Egjiptit e cila emrin e saj e kishte marrur në bazë të mbretit, gjegjësisht, perandorit të famshëm ilir- Aleksandrit (Lekës)  të Madh. Ato mbi Arkimedin që jetonte dhe vepronte në Sirakuza, Shën Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Niketë Dardanin, Sh.Albanin dhe kështu me radhë...

Pa i harruar këtu edhe mitet dhe legjendat e ndryshme mbi Perëndeshat e njohura Afërdita, Hera, Athina, Minerva etj., në Greqinë e Lashtë -Antike së bashku me eposet e njohura "Iliada" dhe "Odiseu" të Homerit etj.  

Krejt në fund, duhet ritheksuar një vlerësim lapidar dhe emblematik të mendimtarit dhe historiografit (historianit) të shquar gjerman, Theodor Schieder i cili në kuadër të "Kodeksit të historisë nacionale" , pos tjerash konstaton se: Historia e kulturës dhe civilizimit botëror, sikur e ka humbur ndikimin (efektin) dhe kuptimin e saj si një parollë luftarake kundër historisë së përgjithshme politike dhe ushtarake..."

Ndaj, mu për këtë, sipas konceptëve ose përceptimëve të njohura sociohistorike, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike dhe të tjera: E tërë ajo qe ka ndodhur në kulturën dhe historine e përgjithshme e civilizimit evroplan dhe atij boteror - para revolucionëve në Evropë dhe SHBA-së, nuk i takon më sferës së njohur historike ose historiografike, por me tepër asaj politike, ushtarake ( luftarake), sociologjike, psikologjike, politologjike, socipolitike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat