Mihai Pascaru në gjuhën shqipe

Kultura

Mihai Pascaru në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Baki Ymeri

 Mihai Pascaru u lind më 2 gusht 1959, në lokalitetin Topoliçeni, fshati Galu (sot Poiana Teului), rrethi Neamc (Moldovë). Ka mbaruar gjimnazin (Shkolla e Mesme Pyjore) në Piatra Neamc, dhe është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë të Universitetit “Babesh-Bolyai” Kluzh–Napoka, departamenti Filozofi-Histori. Aktualisht ështe profesor në departamentin e Sociologjisë dhe Ndihmës Sociale të Universitetit “1 Dhjetor 1918” në Alba Julia të Transilvanisë. Duke filluar nga viti 1980 merr pjesë në redaktimin e revistës “ Universiteti Napoka “, duke patur dhe bashkëpunime sporadike në “Ekinoks” dhe “Tribuna”. Në periudhën 1990-1995 shkruan rregullisht një kolonë me “Mendime”, në të përditshmet “Ardeali” dhe “Unirea” (Bashkimi) në Alba Julia. Në vitin 1996 ka publikuar në shtëpinë Botuese Gallus (Alba Julia), librin „Mendime të dala jashtë kontrollit”. Më 2009 ka botuar vëllimin „Gërmadha e rregullt”, në Editurën Artpress të Timishoarës.

          Në prag te daljes së librit në vitin 2009 Adrian Rakieru ka thënë: „Në një kohë kur grafomanët marrin hov dhe sëmudja e autorllëkut bën kërdinë, rezervimi dhe shqetësimi i poetit/ njeri i shkencës konfirmon një përgjegjësi të madhe në Valët ironike/ autoironia dallgëzojnë tekstin dhe drithma lirike përpiqet të çajë mburojën e sociollogut, riguroze dhe të akulltë, të paraqitur në jetën akademike. Është e qartë që nuk mund të mungonin dhe shënimet e tharrta, zhgënjime të  dërguara me shumicë, duke patur faj edhe tranzicioni tronditës: “Yjet të cilët/ i shikojmë/ kur me kokë i biem/ murit të Berlinit” (Amerika). Apo duke cituar “zogun e parajsës rumune”. Dhe, vetkuptohet, si një i moshuar apo si i mençur rrëfehet: “Unë di se çfarë dua/ nuk jam më budalla/ me vdekjen dal/ herë pas here/ të mar ajër”. Më 2010, Mihai Pascaru boton vëllimin me prozë të shkurtë „Piramida. Fshati dhe fëmijëria e Andrei Dumitriut”, në Editurën Eikon të Kluzh-Napokës (përkthyer në gjuhën shqipe nga Adriana Tabaku), kurse më 2011, në të njëjtën editurë (shtëpi botuese), boton vëllimin me rrëfime „Thika për gjueti. Ngjarje nga Malet e Apusenit.”

KONFIGURACIONI  RACIONAL NË VARGJE

Të gjitha këto poezi kanë shtrirje gjithëpërfshirëse dhe konfiguracioni i tyre komunikon jo vetëm me  Moldovën e  tij të dashur, por ato  problematizojnë  dhe sugjerojnë edhe për shtrirje, edhe në hapësirë e  vende të  ndryshme. Poezia e Mihai Pascaru me tekstin e brendshëm si dhe me përmasën e parashtruar krijon bindjen  dhe formon karakterin konform fuqisë depërtuese tek lexuesi rumun dhe në këtë rast edhe tek ai shqiptar, falë angazhimit të pamohueshëm të përkthyesit Baki Ymerit, një misionar i mirëfilltë i cili  letërsisë shqipe po i afron vlera  estetike, me të cilat tani mund të komunikojë edhe  lexuesi ynë.

Nexhat Rexha

Nevoja e artit letrar është projektim për shënimin e vërtetësisë, që paraprakisht ka idenë e afirmimit  të konstatuar nëpër faqet e ruajtjes sa më origjinale dhe ilustrative,  jo vetëm në shfaqjen e mendimeve, por edhe në shpalosjen e  dashurisë së kultivuar në kozmosin njerëzor. Në shpalosjen e vargjeve poetike të poetit rumun Mahai Pascaru, prodhimi artistik  krijon mundësinë e arritshmërisë  komunikative me  publikun e gjerë, sepse  ndryshimet në evolucion  përmbajnë  legjitimitetin estetik dhe kanë  fjalën  sintetizuese në relacion me  racionalen përceptuese.

Ekzistencialja është gjithnjë në funksion të  fenomeneve  të kapshme, në shënimin  e gjurmëve si rezultat i praktikave më të avancuara në botën magjike të falës së lirë. Mihai Pascaru në vëllimin poetik ”Definicione” arrin të strukturojë gjurmët e ndjeshme dhe të pashlyeshme  në admirimin  e brendshëm, përmes gjykimit artistik, si dhe saktësimit në dialektikën  e veprës përmes simboleve  të zgjedhura. Duke depërtuar e  përzgjedhur tematikën  e sintetizuar  që shtjellon në vepër, si  dhe në kuadër të filozofisë  imagjinatave poetike.

Poezia e këtij autori depërton në shumë segmente të jetës së njeriut dhe  sensi i tij vrojtues aktualizon  të fshehtat intriguese, sepse  secila pjesë e vargut të këtij vëllimi saktëson të bukurën që është apo duhet të vijë. Edhe nocioni i heshtjes  aktualizon të bukurën e kërkuar nga Mihai Pascaru. Në këto parashtrime poetike, njeriu  nëpër këto ravijëzime artistike merr rolin funksional  edhe përmes heshtjes, edhe përmes kërkesës që ai dëshiron të arrijë në peshën  dhe fatin e njeriut për të ardhmen në shoqërinë bashkëkohëse. Në poezinë “Heshtje”, mesazhi është  i absorbues dhe funksional në këto vargje: “Mos ia hapni gojën poemës;/ nxjerrë nga mënyra e jetës së natyrshme/ poema do të kafshojë me tërbim.//Nuk e keni parë kurrë një njeri/ Të kafshuar nga poemat?”

Dy vargjet e fundit të kësaj poezie artikulojnë kërkesën  e poetit për njeriun poet, duke aluduar në  të njëjtën kohë edhe në misionin njerëzor dhe universalitetin e tij prej njeriu, për t`i dhënë  atij rolin e edukues në kërkimin dhe zhdukjen e të këqijave. Këto elemente piketojnë  vlerat artistike me  konfirmime reale të nxjerra nga jeta e analogjive të të ndodhurave  identifikuese. Për këto  parashtrime, Mihai Pascaru  ka  vlerësuar të kaluarën dhe të ardhmen edhe në thellësitë e dëshpërimit, në kërkim të daljes në dritë kah transformimi  i brendshëm  i verdiktit njerëzor.

Këto vlera kulminante ai i ka parashtruar me racionalizëm disa poezi (Eminesku, Ekuilibri, Falje, Mall, Entropi, Adoleshenca, Histori, Koordinata, Shitore, Epitaf etj.) Të gjitha këto poezi kanë shtrirje gjithëpërfshirëse dhe konfiguracioni i tyre komunikon jo vetëm me  Moldovën e  tij të dashur, por ato  problematizojnë  dhe sugjerojnë edhe për shtrirje, edhe në hapësirë e  vende të  ndryshme. Poezia e Mihai Pascaru me tekstin e brendshëm si dhe me përmasën e parashtruar krijon bindjen  dhe formon karakterin konform fuqisë depërtuese tek lexuesi rumun dhe në këtë rast edhe tek ai shqiptar, falë angazhimit të pamohueshëm të përkthyesit Baki Ymerit, një misionar i mirëfilltë, i cili  letërsisë shqipe po i afron vlera  estetike, me të cilat tani mund të komunikojë edhe  lexuesi ynë.

Fisnikërimi  i njeriut merr veçanti në forma e mënyra të ndryshme komunikuese dhe rikrijon diapazonin universal të reciprocitetit në kohë e rrethana të ndryshme dhe ai në një formë apo tjetër krijon miqësi e respekt edhe pse ne situata të caktuara këndvështrimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Mirëpo, vargjet e poetit Mihai Pascaru afrojnë dhe krijojnë rrjedha  të pranueshme  shumëdimensionale  dhe produktive në afrimin dhe afirmimin e fjalës së bukur artistike .

          Procesi i fjalës krijon mundësinë e ideve të dhëna në transparencën e marrjes dhe shpërndarjes së asaj që përjetohet në poezi dhe riaktivizon ndërgjegjen e njerëzore. Mihai Pascaru me  këtë vepër që lexohet bukur dhe përjetohet edhe në gjuhën shqipe, afirmon njeriun përmes vargut, dhe tingëllimës së vargut i jep  akustikën  konkrete në afirmimin e kozmosit brenda kopertonave të librit. Tematika e shtruar dhe dizajnimi i tërësisë së veprës, krijojnë lidhje të reja në mes letërsive. Pra, ai  ka ekuilibruar refleksionet me vargje racionale si dhe  ka krijuar raporte  e kthesa të pranueshme për një mendim të ri sa poetik, po aq edhe njerëzor me vlera universale si në shpalosje e trashëgimi, po ashtu edhe  në krijimin e imazheve konkrete  e sensibilizuse. (Parathënie e vëllimit bilingv Definicione, përktheu Baki Ymeri, Editura Limes, Kluzh-Napoka, 2011)

REFERENCA KRITIKE

„Mihai Pascaru ka mbajtur në shpinë një thes të bymehur me mendime, që, duke përfituar nga prehja albajuliane, i është brejtur përlhura dhe kanë shpëtuar, duke shpëtuar në vëllimin e debutimit “Mendime të shpëtuara nga kontrolli”, duke u shpëtuar kështusoj nga harresa. Kapitulli i parë dhe i fundit ritubojnë dofarë maksimash e mendimesh atipike të cilat mund t’i katalogojmë si vlera postmoderniste, duke e patur parasysh se e marrin si një qesëndisje të lehtë këtë gjini hijerëndë në variantën klasike. Ashtu siç ridel nga kapitull i mesëm i vëllimit, revolta e poetit është e provokuar nga manifestimi i egër dhe i pamëshirshëm i kapitalizmit autokton të xhunglës, që ka pluhurosur vlera tradicionale, morale, normale.” (Lucian Gruia, Albanezul / Shqipta­ri, Nr. 20, maj 2011, fq. 25-26)

„Në një kohë kur grafomanët marrin hov dhe sëmudja e autorllëkut bën kërdinë, rezervimi dhe shqetësimi i poetit/ njeri i shkencës konfirmon një përgjegjësi të madhe në Valët ironike/ autoironia dallgëzojnë tekstin dhe drithma lirike përpiqet të çajë mburojën e sociollogut, riguroze dhe të akulltë, të paraqitur në jetën akademike. Është e qartë që nuk mund të mungonin dhe shënimet e tharrta, zhgënjime të dërguara me shumicë, duke patur faj edhe tranzicioni tronditëse, dhe vetkuptohet, si një i moshuar apo si një i mençur që rrëfehet: „di çfarë dua/ nuk jam më budalla/ me vdekjen dal/ herë pas here/ të marr ajër”. (Adrian Dinu Rachieru, 2009)

„Shumica e poemave janë meditime, të tjerat, definicione të thjeshta, thuajse të shkëputura nga thesari paremiologjik të cilin e ka akumuluar Mihai Pascaru gjatë ekzistencës së tij, sidomos nga brigjet e vendlindjes, e ngarkuar me tradita që përbëjnë mësime, predisponojnë refleksione, nëpërmjet vlerës së tyre fundamentalisht etike të këtij autori të pajisur me dhunti, por edhe me një pregaditje shkencore aspak të shpërfillur.” (Constantin Tomşa, 2011).

 „Mihai Pascaru lihet i befasuar apo na lë ta befasojmë. Kështusoj ka rastin të eksperimentojë po aq përkufizimet, por edhe mundësitë për t’u evoluar duke u evoluar drejt një gjëje tjetër, mundësitë vetjake duke u koresponduar vetë gjendjeve dhe etapave të tij. Poezia e tij duket si një ditar personal nga shënimet e të cilit mund të rikonstituosh një jetë të tërë me përrallën e saj. Mprehtësia e mendjes dhe spontaneiteti kalojnë ndërkaq në vendin e parë, duke i vjedhur poezisë diç nga misteri dhe magjia. Por, në anën tjetër, poeti me një dashuri të pakufishme ndaj jetës, e harron këtë në prezencën e Idesë. Dashuria ndërmjet idesë dhe Mihai Pascarut është e vetëtimshme dhe e pashpartalluar, ndërsa kjo e ka edhe misterin dhe magjinë e saj. Ai e sakrifikon trupin, mëndjen dhe emocionin. Po qe se e pyet, të përgjigjet shkurt e shqip se meriton të flijohesh për një ideal të lartë.” (Monica Mureşan, 2011).

DEFINICIONET E NJË POETI TË SHQUAR

Viteve të fundit gjithnjë e më shumë vëllime poetike po dalin në gjuhë të huaja, siç është edhe rasti i shkrimtarit Mihai Pascaru, me një version të poemave të tij në gjuhën shqipe, i realizuar nga poeti Baki Ymeri, një misionar i njohur i rikëndimit të krijuesve rumunë në gjuhën e Gjergj Kastriotit, duke filluar me Eminescu, Victor Eftimiu, Marin Sorescu, Ana Blandiana, dhe shumë të tjerë, ndërsa kohëve të fundit në mënyrë të veçantë duke i përkthyer edhe vargjet e poetëve shqiptarë në gjuhën rumune, si dhe ato të do miqve të mëdhenj të kulturës shqiptare, si Marius Chelaru, Victoria Milescu, Monica Mureşan, Viorela Codreanu, Florentin Popescu, Florica Bud, Mihai Antonescu, Passionaria Stoicescu etj., të cilëve u është dhënë rasti të bëhen të njohur edhe para opinionit artdashës, në trojet shqiptare dhe diasporë.

Autori i kësaj antologjie të freskët poemash (Definiţii/Definicione, Editura Limes, Cluj-Napoca, 2011), i lindur në rrethin e Neamcit, me studime të larta në kuadrin e Fakultetit për Histori-Filozofi pranë Universitetit të Kluzh-Napokës, aktualisht kuadër didaktik për fizofi dhe sociologji pranë të njëjtit Universitet, debuton përmes vëllimit „Mendime të shpëtuara nga kontrolli” duke vazhduar me vëllimet Gërmadha e rradhitur, Piramida. Fshati dhe fëmijëria e Andrei Dumitriut, vepër e përkthyer në gjuhën shqipe nga Adriana Tabaku, kurse para një viti, autori nxjerr në pah edhe vëllimin Thika për gjah. Ngjarje në Malet e Apusenit.

Po këtë vit, Mihai Pascaru ka botuar edhe antologjinë e shquar „Definicione”, paralelisht me versionin shqip, në kondita grafike të jashtëzakonshme, me një pasthënie („Konfiguracioni racional në vargje”) të qëndisura nga poeti dhe kritiku shqiptar, Nexhat Rexha, një vëllim bilingv të cilin autori ua transmeton edhe bibliotekave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Do t’i jap vetëm disa konsiderata, si për përmbajtjen e ideve në gjuhën rumune, poashtu edhe për përkthimin e krejt vëllimit në gjuhën shqipe, nga poeti i eksperimentuar, Baki Ymeri, kryeredaktor i revistës Shqiptari, periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.

  Nga pjesa e parë e vëllimit „Për poetin dhe poemat”, shquhet poezia „Gjuha-1” („Kam plasuar një fjalë/ që të mugullojë,/ dhe kanë mbirë fjalë”), dhe vazhdojmë me poemën „Heshtje” („Poemat flasin me gojë të mbyllur/ mu për këtë dallohen/ nga fjalimi politik e forma tjera/ të vajtjes nga shtëpia.// Mos ia hapni gojën poemës!/ E nxjerrë nga mënyra e jetës së natyrshme / poema do të kafshojë me tërbim.// Nuk e keni parë kurrë një njeri/ të kafshuar nga poemat!”). Me një tingull perfekt në të dy gjuhët, janë vargjet e „Testamentit” („Să mă-ngropaţi / în fustă scurtă / precum un scoţian de soi,/ afară să-mi rămână numai/ fluierul de la cimpoi”;  „Të më varrosni/ në fustan të shkurtë/ porsi një skocian të sojit/ përjashtë të më mbetet vetëm/ fyelli i gajdes”, si dhe poezia „Cioara”/ „Sorra” („Pasărea paradisului/ românesc”; „Zogu  i parajsës/ rumune”.

Me siguri që për hijeshinë e vargjeve, sidomos të atyre të përkthyera në gjuhën shqipe, do të duhej dhënë më shumë shembuj, por ajo që dua ta nxjerr në pah është përmbajtja filozofike e tyre, forma e këndshme e shprehjes, e thjeshtë por me aluzione meritore, duke i dhënë lexuesit motive të emocionit dhe satisfaksionit për leximin e tyre. Përfundimisht po e japim edhe një nga shembujt e shumtë: „Jo të gjithë e kemi prejardhjen/ nga i njëjti majmun/ dhe as Gjykata e Pastajme./ Jo për për të gjithë do vijë pënjëherë./ Sa majmuna me biografi të majme/ po aq Gjykata të Pastajme.” (Gjenokalipsa). Qofshin të mirëseardhura poemat e Mihai Pascarut në gjuhën e Gjergj Kastriotit dhe Ismail Kadaresë! (Dr. Xhelku Maksuti)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat