Te arat e kuqe

Kultura

Te arat e kuqe

Nga: Atdhe Geci Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:47
Atdhe Geci

Në poezi ka më shumë jetë se jeta jonë
më shumë jetë se të mbjellat e një stine
më shumë jetë se një ditë e bukur, dhe
më shumë jetë se një e puthur dashurie

Magjia fjalës në poezi  është  e  veçantë
at´se kam lënë anash dhe as të harruar
disa poezi të mia më parë kanë qenë
këngë të kënduara, e tregime shqiptare

E disa tjera duan t´i këndoj më ngadalë
kur në heshtje i afrohen varreve të të
rënëve, për një kurorë lulesh për lirinë
e kthehen me ngadalë te himni atdheut

Në atdhe  pjesë  të  së  kaluara fshihen
nën dhé, në këndim këngësh  e  librash
kujtesa e popullit  kurrë  nuk  vjetrohet
ide e përjetësisë rrjedh  nga ide e jetës

Tre  gurë graniti  janë tek Arat e Kuqe
tre gurë graniti e kanë historinë e tyre
gurit i ka hije të ketë fytyrën prej guri
dhe lisit i ka hije  të ketë fytyrën e lisit...

Atdhe Geci – Dortmund, 10. 02. 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat