Apokalipsi - fundi i botës...

Kultura

Apokalipsi - fundi i botës...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 10:01
Xhelal Hoxha

Askush nuk e din se si do të ndodhë me fundin e botës...

Apsolut, as Ata që vet s’e besojnë, apo e predikojnë

Dhe proklamojnë e thonë:”Kjo një ditë do të ndodhë se ekziston”

Edhe pse nuk e kanë provuar të vërtetën reale  gjatë kësaj jete

Atje diku në mendjet e hamendjet e tyre, që nuk qëndron...

Nuk është me rëndësi në jetë, te njeriu sa e si jeton...

Por, sa  rrugëtim ecë, me çka udhëton, apo fluturon

Se  me çfarë anije, autobus, veturë, tren, apo avion...

Rëndësi ka  shumë qëllimi jetsor e statcioni i fundit

Ndonëse për  ku ndalesh, ku shkon dhe për ku udhëton...

Apokalipsi sipas profecive ose mistereve të fundit që do të vi...

Kjo është më tepër  një konspiracion politik dhe ekonomik...

Apo më mirë të themi,sipas shkrimeve të shenjëta edhe në histori

Këtë e bazon Platoni, por edhe Njutoni ,me të tillat njohuri-teori...

Me rëndësi  tjetër  në jetëe për jetë është ajo e s’vërtetës

Se nga të qonë e përplasë rreziku-fortuna, rrugëtimi  e vala e jetës...

Duhet që sa ma shumë të mundohemi, por edhe të sprovohemi

Ta bëjmë një jetën si njerëz,  jo ashtu si mumie, që t’mos rrimë nën hije

Kështu do të kishte kuptim jeta jonë, me vepra, shkencë dhe dije...

Ashtu-kështu është e do të jetë jeta e rrugëtimi  ynë jetsor...

Pasi që duhet të mundohemi shumë, për të lënë vepra të mira

Një jetë të mirë, të dinjitetshme,që ka kuptim e vlerë jeta jonë...

Ndërsa kur t’na vie vdekja e pa pritur, pa na njoftuar e pa na pyetur

Ku Ne s’do të jemi  gjallë më, në  këtë jetë të shkurtër përgjithmonë

Përderisa Ne të jemi, t’ekzistojmë, vdekja nuk është më, në mesin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat