Dinosaurët shkuan, danjollët u vërbuan, lindi mot i ri e stinë e ngrohët lirie

Kultura

Dinosaurët shkuan, danjollët u vërbuan, lindi mot i ri e stinë e ngrohët lirie

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Ismail Gashi Sllovia

Atëherë, pas 8 gushtit, pata shkruar në, gazetën shqiptare”Republika”, e cila aso kohe dilte në Lubjanë të Sllovenisë, për vrasjen tënde Mocanikja ime. Kur sërbët patën bërë antentat në RTP dhe në Rilindje, mikeshën time të vjetër. Kjo mike që u lindëm dhe u rritëm bashkë, kaluam herë të hidhëruar e herë të kundështuar, por më shumë si vëlla e motër, shkuam rrugë e mote të vështira. Këtë e kaluam, herë zbathur e herë me mbathje receptive. Patëm edhe momente ligësimi, por edhe guximi e shtërgim grushti. Kështu, rrugëtuam si kolona kryeneqe, që nga rinia e deri në moshën tonë të burrërisë. Atëherë nuk shkrova nekrolog vdekjeje, sepse mendoja në pavdekësin tonë. Këtë nuk e bëra, sepse edhe të tjerët e dijnë se, ne jemi soj që vritemi e vorrosemi disa herë, dhe sa herë të vritemi, lindim përseri. Madje, pësojmë metaorfozë, dalim më vital, më kreativ e më të fort. Jemi gjen Feniksi.

Ty mocanikja ime, atë kohë, në atë vapë e vere, të cilës ju shtua edhe vapa politike e krimit sërbë mbi vlerat shpirtërore e nateriale shqiptare. Ti u vrave nga Dinosaurët e konataurët, ashtu siç vriteshin lexuesit dhe populli Yt. Por, Ti e disa  nga lexuesit e Tu, e as populli Yt, Jo! Se nuk u vranë për vdekje, meqë ata ishin Ditriramb e Div dragoj, kishin forcën e kësaj toke dhe këtij Dielli. Nga kjo hapësirë e lashtë dhe e pasur me klimë të mrekullueshme e nëntokë të begatshme, e cila shëron plagët dhe prapë ringjallë jetën. Andaj mocanikja ime prap rilinde në formë dhe përmbajtje të ngjashme, por edhe me ndryshime klimatike, si një qenie e quditshme, pas 12 Qershorit 1999, prapë dole  faqendritur, e guximshme e këmbëngulëse. Prapë me ne bashkë, në krahun dhe përmbajtjen tonë e tëndën. Përseri bashkë në të njëjtën lëkurë dhe me të njëjtin fat. Prapë në krahun tonë, na sjell mesazhe, mësime dhe shumë urrëti të motit e të njerëzve. Pas katrahurave që kaluam bashkë në Kosovë dhe në rrugët e Kalvarit të ndjekjeve, u kthyem prapë bashkë në tokën e premtuar. Ti prapë vazhdove të më qetësosh, kur jemi të dehur nga emociont e këtij moti dhe të këtij populli të pasluftës, në këtë stinë pranvere të vonuar dhe me të ftohëtit që na vije nga MItrovica e përgjakur e plotë me varre të reja, si në mbarë Kosovën, nga barbaria mesjetare e dhunës sërbe, në MItrovicën e përgjysmuar. Ti prapë më ngushëllon me durimin që vije nga Medvegja e zbrazur prej shqiptarëve. Presheva e Bujanovci të rrezikuara për vëllezërit tanë, që tkurren duke mbledhur forcën e fundit për të ngelur në këmbë në troje të veta.. Na jep moral përkushtimi, për mija vëllezër që mban peng nëpër kampet e përqëndrimit sërbë.

Ti mocanikja ime, erdhe prap në Kosovë! Pa kufizime, pa droje, që prapë të shprehësh mendime, tash të lira, që ështe liri themelore e njerëzve dhe e drejtë popujve në përpkjee për vendosjen e themelve  demokratike. Ti erdhe prapë, ku tjetër?  pos në Kosovë, ”Ku balta ështe më e ëmbël se mjalta”.  Erdhëm rrugës së gjakut, që deshmorët për çlirimin e këtij vendi tonë të djegur e lirinë e këtij populli të ndjekur dhe  po shohim e po dëgjojmë se, ende po shërojnë plagët dhe  gjymtyrët e shtruara në rrugët e lirisë tonë. Erdhëm në Kosovën e djegur, rrugë së shtruar me jetën e Komandantit Legjendarë Adem Jashari, yjeve të lirisë në dritat e Hamëz Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovici, Zahir Pajazitit e Komandant Kumanovës. Ata sot qëndrojnë, në pritjen e ardhjes tonë madhore, na shikojnë me ëmbëlsi e respekt për punë e rrugëtim të mundimshëm,, Ti e tillë erdhe mocanikja ime, u çmallëm gjatë, ishim të dehur nga malli e pëmallimi që na përvëloi, që kur u ndamë nga njëri-tjetri. Që kur na ndanë e na shanë, që kur edhe na vranë. Tash duke shikuar Kosovën e ֛çliruar dhe duke marr frymë thellë në përjetim të lirisë. Ata, dëshmorët e liris֝ë, sot e mot, shikojnë me ëmbëlsi tokën dhe popullin e tyre të çliruar e të lirë, ata po kënaqqën duke na shikluar neve të lirë e të lumtur.Ti erdhe e tillë mocanikja ime! U çmallëm gjatë, ishim si të dehur nga malli që na përvloi kur u ndamë nga njëri-tjetri. Që kur na ndanë e na shanë, që kur dhunshëm na ndoqën, na dëbuan, na plagosën e na vranë. Sot, gjitha këto na me rikthimin monumental erdhem në tokën e premtuar. Na ribashkoi gjaku, mundi e vetëflijimi, jeta dhe amaneti I martirëve e dëshmorëve të lirisë. Pa u ngopur së foluri, pa u shpërmallua nga përmallimi.Po flasim pa shikuar anash, po flasim pa droje nga danjollët,  tash shurdhmemecë, pa ndjekje, pa hije makabre.Tash muri më, nuk ka vesh, ai është shurdhuar, është edhe vet I shurshuar. Hijet, shërbëtore besnike, nuk ngulëfasin, është thyer besnikria e qenit. Me ty Rilindje kam bashkëbiseduar gjithë jetë, ndonjëherë edhe ziheshim, ngritnim hundët ters. Ti më tregoje ç’thot moti dhe Zoti. Ishim me atë rasën barbare, të cilët jo vetëm nuk na njihnin gjuhën dhe historinë, por edhe na urrenin e na mallkonin. Unë dhe Ti mocanikja ime, gjithmonë kemi biseduar si vëllëi me motër, të rritur në vuajtje e nëpër funrtuna të jetës me kthesa e kthetrra të ashpra. Por ishim gjithmonë të reshtura në kolonën kryeneqqe që këmbëngulem të kalojmë lakadredhat e kohës dhe njerëzve.

Të gjitha këto, sot ngelen vetëm kujtime të idhëta e krenare në jëtën tonë të rëndë, por të begatshme me ngjarje e njerëz që sollën lirinë e Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat