Një libër autentik dhe realist për luftën e Kosovës

Kultura

Një libër autentik dhe realist për luftën e Kosovës

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:04
Dibran Demaku

Lufta e fundit për liri e shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm ka zgjuar kërshërinë e shumë krijuesëve.

Që kjo luftë(ndër më të drejtat për liri) të mbetet në analet e historisë njerëzore janë shkruar dhe shkruhen edhe sot shumë libra në të gjitha zhanret e letrave.Dhe mirë bëhet,sepse vetëm ajo që shkruhet,mbetet si dëshmi për brezat.

Dhe secili që shkruan,atë që e shkruan mundohet që Luftën në fjalë t’a paraqesë në mënyrë sa më reale,edhepse jo rrallë ndonjëri nga shkruesit për aryse nga më të ndryshme e hiperbolizon atë si dhe ata që e bën.

Së voni më ra në duar një libër sa autentik aq edhe realist për luftën në fjalë me titull:”Lufta ime për Kosovën” nga gazetari,poeti e shkrimtari Rexhep Shahu.

Meqë autori i këtij libri,përveq si gazetar,është edhe poet e shkrimtar në librin e tij i ka inkorporuar që të gjitha aftësitë krijuese dhe ne kemi në duar një libër të jashtëzakonshëm,një libër për të gjitha shtresat e shoqërisë.Lexuesi tek ky libër do të gjejë edhe kronikë gazetareske,edhe shkrime poetike dhe pse jo të themi shkrime romaneske.Dhe për të gjitha q u thanë më lartë,ky libër lexohet edhe si kronikë e kohës,edhe si poezi e edhe si roman.

Nuk di të jetë botuar libër tjetër për “Luftën e Kosovës” me kaq shumë personazhe me emra e mbiemra të përvetshëm,por që me mjeshtrinë e tij artistlke,Shahu i ka bërë të pavdekshëm,qofshin atë të rënë për liri apo që jetojnë në këtë liri,me të cilën autori autori herë-herë nuk është i kënaqur dhe as i lumtur.Dhe kjo ndodhë meqë autori ka shpirt dhe zemër prej artisti,andaj edhe pasluftën e ka ëndërruar disi ndryshe,siç e kemi ëndërruar të gjithë ne…

Por të kthehemi nëpër faqet e librit dhe së bashku me lexuesit të përjetojmë krenarinë për luftëtarët dhe njerëzit që bën luftën,por edhe dhimbjen njerëzore për ata që bën sakrifica të thuash mbinjerëzore,që Kosova dhe shqiptarët pas shekujsh në robëri të shijojnë ditët e bardha të lirisë.

Së bashku me tanët do t’i kujtojmë e nderojmë për jetë të jetëve edhe miqtë nga e gjithë bota,që shumë prej tyre nuk e kursyen as jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë në tokën tonë dhe për tokën tonë.

Ata qindra emrash që defilojnë nëpër faqet e këtij libri,siç tham autentik dhe tejet realist!

Në afro shtatëqind faqesh të këtij libri,autori i tij si në ekran televizori na i ka paqaqitur shumë nga ngjarjet reale të ndodhura në kohë reale.

Janë ngjarje dhe përjetime lufte që herë-herë të bëjnë të fluturosh së bashku me trimat që”dekën e bëjnë si me le”,e herë herë të bëjnë të biesh për tokë kur lexon për raste tragjike të qenjeve njerëzore të sakatosur nga lufta dhe të themi bishat armike,që nuk kanë mëshirë as për fëmijë as për pleq,as për të mundur as të pamundur!

Përveq ngjarjeve të kohëve reale autori,herë-herë shkruan edhe për ngjarje të së kaluarës,ngjarje ato që kanë lënë vrragë e kujtime të dhimbëshme për një vend e komb të ndarë me një kufi të padrejtë dhe tragjik për gjatë historisë,e që si të thuash ishte shkaku kryesor për “Luftën e Kosovës”.

Kufiri tragjik dhe i padrejtë që u ishte imponuar shqiptarëve dhe trojeve të tyre,ishte,pra aq tragjik saqë përveq se i kishte ndarë të gjallët,i kishte ndarë edhe të vdekurit,dhe autori këtë tragjizëm e paraqet tek kapitulli:”Kufiri që ndau përgjysmë varret e shqiptarëve”!Tek ky kapitull rrëfehet edhe për fejesën e Sofisë nga Kukësi me Nuredinin nga Prizreni,por që fejesa e tyre nuk kishte përfunduar me martesë,meqë kufiri në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë,në të cilën bënte pjesë Kosova,ishte mbyllur hermetikisht,dhe pas pritjes shtatëvjeqare,të fejuarit ishin pajtuar me fatin tragjik se do të duhej të zgjedhnin tjetër fat,meqë kufiri nuk do të hapej!…

Duke kaluar nëpër faqet e këtij libri,si në shiritin celoluid,lexuesi takon shumë personazhe dhe fatet apo fatkeqësit e tyre.Autori,me dhimbje njerëzore i tipizon edhe ata shqiptarë brenda Shqipërisë që bien në minat e vendosura nga ushtria serbe brenda teritorit.

Më madhështorja e këtij libri është mikëpritja e shqiptarëve të Shqipërisë për vëllezërit shqiptarë nga Kosova të ikur nga trojet e veta,meqë soldateska serbe synonte që t’i zhdukte njëherë e për gjithmonë.

Autori me kurajo qytetare e njerëzore në shumë fletë të këtij libri,do të thoshim një kronikë e gjallë e luftës,e nge si të thuash si hymn kërkesën e tij për shqiptarët e Shqipërisl kur thotë:”Nëse nuk mund të ju falni pushkë shqiptarëve të Kosovës,atëherë shitjuani ato pushkë,sepse një pushkë më shumë për Kosovën,një ditë më afër liria e saj”!

Dhe këtë “hymn” të Shahut do t’a hasni shumë herë nëpër faqet e këtij libri.Mjafton që këtë libër ta gjeni,ta bleni,ta shfletoni dhe ta lexoni dhe do të mësoni shumëçka për “Luftën e Kosovës” që deri më tani nuk e keni ditur!

Dhe krejt në fund:”Faleminderit për këtë libër Rexhep Shahu.Faleminderit dhe t’a paqim borxh për jetë të jetëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat