Cikël poetik për Shën Valentin

Kultura

Cikël poetik për Shën Valentin

Nga: Agim Desku Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 21:55
Agim Desku

DASHURI E LËNË PENG

 

Një ditë si zakonisht

E ngrita gotën miqësisht

Në vargje e uroj tërë botën

E shqipeve rrezet e diellit

Dhe një gotë ngriti për bukurinë e tyre

Brezave çlirimtare të atdhedashurisë

Hyjritë nga Tanagra deri me sot

Ia kalojnë secilës Mona Lizë

Vitet i kam dëshmitar për besnikërinë

Kurrë s`kishin kohë për dashuri

Atdheun e kishin në zemër

Puthjet i lanë peng

Për luftëtarët e rënë.

 

DY MIJË VJET SHEN VALENTIN

 

Dy mijë vjet e mbyta dashurinë për lirinë

Dy mijë vjet më kanë vrarë

Dy mijë vjet qenkam ende gjallë

Dy mijë vjet të prita Ajkunë

Dy mijë vjet isha larg nga drita

Të pata thënë Ajkunë

Eja m'i mbulo faqet e jetës

Të shohim pakëz dritë

Nga drita e diellit që ti fal

Që dy mijë vjet u fjalosa me perënditë

Në Durrah e gjeta ashtin tim të thyer

Në copa të së  vërtetës për pafajësinë time

Nuk u pajtova kurrë me tradhtitë e shekujve

Edhe pse shumë herë çmend më kanë

Dy mijë vjet rrugët i kishim të njëjta me të diellit

Nëpër beteja i takonim faqet e historisë sonë

Takoheshim në ferr si gjysmë të gjallë

Ma shumë jetonim peng të dreqit e të birit

Dy mijë vjet e mbyta dashurinë për lirinë

Kur ma bënë gurë e mure të ndarjes së jetës

Lot të nënave  të ngritur mbi valët e detit

Atdhe të prangosur në gotën e poetit.

 

EU Ç'JANË KTHYE BILBILAT

-Në ditën e Shen Valentinit

 

Kjo tokë kurrë nuk rri pa zot

E kthyer në baladë të shenjtë

Edhe kur mendohet se ka veç stuhi

Një shpirt i fortë  është rikthye t'i jep fuqi

Sot e shkruar për të uruar më gjithē zemër

Sërish në njëqind vjet tokës i lind një mbret

T'ia rikthen dahurinë e këngës se bilbilave

Edhe ëndrrën e njeriut të lirë  për me jetu

 Më lot shpirti e lule për çlirimtarët më i kujtu

Sot dashuro për tokën e nënlokës sime

Për heroinën e luftëtarit që e rriti jetime

Dashuritë e tyre i lanë nëpēr duar të thata

N'shi e n'borë pa e gëzue shpirtin e ngrata

Kemi më u rritë çdo ditë ma shumë se lulet

Stinët e vitit kemi me i ba pranvera të diellit

Tragjeditë shekspieiane i lemë në kujtime

Ecim para flakës së ndezur të burrënisë

Tani kam me u ba i lirë së më quajnë Ilir

Sytë m'i shohin puthjet e lëna n'gjysmë

Të pi me Heminguejn nuk është ma tradhti

Hero i bëhem veç tokës e dashurisë sime.

 

NJË PIKË SHIU

-Në Ditën e Shën Valentinit

 

Plas o varg pse nuk di ta ruaj as ta mbroj lirinë

Pikë shiu u bëfsha për tokën e etur

Zjarrët mos të guxojnë të më shujnë

Para së qirinjtë t῾i mbaja në dorë

Le të digjet flaka e jetës e të ruhet shpirti i shenjtë

Cilës stuhi m῾i ngjan oj jetë

Pse nuk flas kurrë për ëndrrat

Ti më rebelohesh dhe yjet m῾i ç῾mend

Ah,si të mbes varg i krisur i jetës

Një pikë shiu ia kërkova qiellit

Një pikë lot më falën në pakthim

Asnjë betejë nuk më kthej të përulur

Gjuhën e zemrës e ndërrova me fjalën e Zotit

Sa mirë që Sokrati nuk vdes para meje

Lajm i ri erdhi nga Ozoni para së të vie errësira

Më thonë së Itaka është e imja

Në të jetohet edhe sot e nesër

Një pikë shiu ia ruaj Diellit tim të lirë

Mos të na çmend jetën para vdekjes së njeriut

As toka nuk ka faj nëse njeri nga ne rebelohet

 Më thuaj a ka një pikë shi për lulet në vazo shpirti.

 

 

SOT JE VETË POEZIA

-Në ditën e Shen Valentinit-

 

Krojet rrjedhin gjithë jetës

Për t´i ujitur trëndafilat e dashurisë

Me shiun që buron nga zemra

Atëherë kënaqu më aromë pa gjëmba

Sot këtë ditë e mati me fuqinë e se bukurës

Jeta zgjatet sa tërë një vit rreth botës

Puthjet nëse falën pa kthim

Janë të shenjta dhe kanë aromën e trëndafilave

Vetëm këtë ditë fal jetë

Shndërrohu në aromë trëndafili

Nëse do të mbetësh pikturë e Mona Lizës

Sot je vetë poezia e shkruar yjeve.

 

 

NË DITËN E SHËN VALENTINIT

(Kush ma fali pranverën)

 

Cila ëndërr më solli sonte për këngën e pa kënduar

Kur fjala e saj u bë vargu im e përjetim shpirtëror

Në ditën e Shën Valentinit më erdhi papritmas pranvera

Me aromë lulesh që nuk e dija cila ishte më e bukura

Pranë dritarëve të princezës rri kalorsi që pret furtunat

Si shi ka mbi faqe bukurinë mahnitëse të saj

Edhe dielli ia ka për lakmi se hëna i vie e buzëqeshur

Ma Më te bukurave fjalë së dashurojnë miken time

O sa i dehur u bëra kur të takova të vetmuar

Nëpër piramidat e Saharës aty ku lindi një dashuri e re

Shumë e pritur e më shumë e kërkuar më vite

Në secilën zemër që e takoja vetëm tek shpirti yt e gjeta

Dhuratën e vet zotit ku më falë më të bukurën e detit

Më të dashurën fjalë që e ruaj si kujtim nepër secilin varg poeti

E ruaj edhe si ditar që çdo ditë zgjohem në princ yjesh

Për pranverat që m`i falën dashuritë e ëndërrave

Vetëm unë e di që më nuk janë ëndërra fjalët e vet zotit

Është piktura e jetëssime po,e fytyrës se shkruar vetëm për ty

Që më falë varg mbrëmjeve pa yjje edhe pa hënë

Në këtë ditë Shën Valentinit me dashuri a pa dashuri çʹmë ke lenë.

 

CILËN AROMË MA KËRKOVE

 

Në cilën aromë u fjalose më mua

Kur udhëtonim bashkë me fjalën

Për të kërkuar vargun tim

Për buzët e tua ku u flakën ëndërrat.

Në pritje deri tek ti mike,më thuaj është kjo ëndërr

Që e shohim vetëm këta sytë e përditshëm

Apo është hëna që na buzëqesh sonte.

Cilën aromë ta fala për të vetmin kujtim

Që kurrë nuk do të hyjë askush më në valdetin tënd

Dhe  dyluftoja më secilin cunam që vjen e mbyet.

Të të mbroj nga bajlozi i zi

Nga furtunat  e motit të ligë.

E di  nga rrjedh  fjala ime,nga cili burim

Nga cili varg sonte vjen,si det i valëvitur kujtimesh

Që vijnë përtej detërash e oqeaneve.

Këtë mbrëmje të vetmuar edhe pa fjalën

Kënga më rri si hije edhe pranë buzëqeshjeve të hënës

Herë flas me pikturën e të vetmit portret.

Si e shoh dhe e ndjej shpirtërisht udhëtimit tim

Një botë tjetër,se kjo  që mbyet këtë natë.

Sonte e di se nga shkon vargu im

Dhe nga cili shikim vjen

Nga cila pasqyrë kujtimesh më rri.

Eh, sa  mirë i ngjanë shpirtit dhe fjalës sate.

Sonte fjala dhe vargu

Kanë vetëm një udhëtim

Drejtë detit të furtunave.

E di që më fjalën bëj çfarë të dua

Ia falë mikes sime për pak uri apo etje.

Nuk i mbaj të gjitha më gjatë supit tim

Sebashku kemi uri e kemi etje

Edhe fjalë e shpirt.

Eh, sa dashuri kam kur flas

E shkruaj për ty poezia ime.

Uroj secilin varg që më sjell udhëtimi tim

Që nuk di të ndalet pafajsisht këngës sime.

Më merr ti im zot më vete

Ma ndriqo rrugën time

Më jep edhe më shumë fuqi

Mos të ndalëm këtyre furtunave

Të notoj detit valë valë

Të luftoj me cunamet që më bëjnë të krisur.

O zot sa kam fat në shoqërimin tënd

Më duket se erdhi pranvera

Sa çelin lulet e më dhurojnë aromën e tyre

Edhe pse është kohë vjeshte.

Çdo gjë e bukur sikur vjen ngadal

Bashkë me fatin tim e me këngën.

Këtë mbrëmje me hënë e dua më shumë

Se cilëndo ëndërr time

Për sonte vetëm pak e do të arrijë

Atje ku ndjehëm unë princi i saj.

Ku secila fjalë është më e bukur

Se kjo botë që e hudha në në valëdeti.

Sonte ju fala stuhive

Që kurr ma mos të kthejnë në këtë toke

As të m`i vjedhin aromat e luleve

Fjalët as vargun tim.

Askënd nuk e dua sonte

Në këtë mbrëmje me hënë

Sonte dua të jem pak me hënën

Pak me fjalën e pak me vargun tim

Të vetmit shpetimtarë të ëndërrave të mia

Të botës më ndryshe këtij udhëtimi.

Bashkë me vargun tim

Sonte jam ëngjëlli yt mike

Vetëm sonte më thuaj

Cilën aromë ma kërkove.

Atë të trëndafilit tëe kuq

Sa hieshi dhe bukuri arome ka

Më dhuro vetëm atë për mua

Se lulet tua kanë ngjyrë më të bukur.

Siq je ti mike

Secila aromë e tyre vjen në përqafimin tënd

Si fluturat në shkëlqimin e diellit

Si dashuria ime e rrufeja që shkreptimë.

Ka fjalën më të dashur

Që ti kur nuk e ke parë as nuk e ke ndjerë

Fjalën po,të dua pa ëndërra

Pa mëkate,pa pikturën tënde,pa fjalën fund.

Vetëm me emrin tim,Agim

Që hyjnitë e ngriten zotnave qiellit

Atje ku bota është më e bukur

Me dashuri pa urrejtje

Ku të takoj vetëm ty fjala e bukur.

 

KUSH MA FALI PRANVERËN

-Në ditën e Shen Valentinit

 

Kush ma fali pranverën

Cila ëndërr ishte e imja

Për këngën e pa kënduar

Që fjala e saj u bë vargu im

E përjetim shpirtëror.

Në ditën e Shën Valentinit

Më erdhi pranvera papritmas

Me secilat aroma lulesh

Që nuk e dija cila ishte më e bukura

Pranë dritarëve të princezës .

Rri kalorsi që pret furtunat

Si shi ka mbi faqe bukurinë mahnitëse

Edhe dielli ia ka për lakmi

Se hëna i falë buzëqeshje.

Më te bukurave fjalë

Që dashurojnë miken time

O sa i dehur u bëra

Kur të takova të vetmuar.

Nëpër piramidat e Saharës

Aty ku lindi një dashuri e re

Shumë e pritur e kërkuar më vite

Në secilën zemër që e takoja .

Vetëm tek shpirti yt e gjeta

Si dhuratë e vetë zotit

Që më falë më të bukurën

Më të dashurën fjalë.

Që e ruaj si kujtim nëpër secilin varg

E ruaj edhe si ditar që çdo ditë e re të zgjohem

Si princi më shumë yje në ballë

Për pranverat që m`i falën dashuritë e ëndërrave .

Vetëm unë e di që më nuk janë ëndërra

Është piktura e fjalës sime po

E fytyrës se shkruar vetëm për ty.

 

POEZI NGA AGIM DESKU

 

Në ditën e Shen Valentinit

Kush ma fali pranverën

Cila ëndërr ishte e imja

Për këngën e pa kënduar

Që fjala e saj u bë vargu im

E përjetim shpirtëror

Në ditën e Shën Valentinit

Më erdhi pranvera papritmas

Me secilat aroma lulesh

Që nuk e dija cila ishte më e bukura

Pranë dritarëve të princezës

Rri kalorsi që pret furtunat

Si shi ka mbi faqe bukurinë mahnitëse

Edhe dielli ia ka për lakmi

Se hëna i vie rrotull

Më te bukurave fjalë

Që dashurojnë mikën time

O sa i dehur u bëra

Kur të takova të vetmuar

Nëpër piramidat e Saharës

Aty ku lindi një dashuri e re

Shumë e pritur e më shumë e kërkuar më vite

Në secilën zemër që e takoja

Vetëm tek shpirti yt e gjeta

Si dhurat e vetë zotit

Që më falë më të bukurën,

Më të dashurën fjalë

Që e ruaj si kujtim nëpër secilin varg timin ,

E ruaj edhe si ditar që çdo ditë e re të zgjohem

Si princi më shumë yje

Për pranverat që m`i falën dashuritë e ëndërrave

Vetëm unë e di që më nuk janë ëndërra,

Është piktura e fjalës sime PO

E fytyrës se shkruar vetëm për TY.

 

KUSH MA FALI VARGUN

 

Në mbrëmjen pa hënë erdha të ndezi kandilin

Të shijoj pak armoën e secilës lule që dua ta takoj

Kësaj mbrëmje që me sjell ngapak frymëzim

Të kërkoj vetëm pak njeriun e atdheut tim diku të tretur

Apo diku të dehur për fjalën që e mbaja për ty

E u zgjova nga lapidary të rri bashkë me miken

E vargjeve te mia

Kur lulet me sjellin aromat

Më të bukura te tyre

E unë vdes nga dashuria

Për më pa te bukurën time

Që rri dritareve të pranverës

Të kërkuar me vite

Vargut që më lënë pa frymë

E di atë fjalë që hyn e del shpirtit tim

E rri mes lueve më të bukura

Që i dua për pranverat dhe aromat e tyre

Sa më dhemb fjala e jote që herë hyn vargut tim

E del në dyluftim me furtunat e cunamet të valëdetit

Pulëbardhat i ruaj nga mëkatet e mia të agimeve mëngjesore

I ruaj në ëndërrat e mia edhe kujtimin e mbrëmjes me hënë

Kur vetëm ti më fale buzëqeshjen

Që e ruaj në dhembjen time te shpirtit

Dhe endem nëpër avenytë e metropoleve holivudiane

Sa andej nëpër De la Pari

Flokët me ngjajnë në thinja të bardha

Të gjyshit tim pa ëndrra për atdheun

Eh ,është ky vargu im që më le pa frymë

Është frymëzimi yt mike,është shpirti yt

Këtë varg e ruaj nëpër secin cep të atdheut

Të mikes sime,që ruaj nëpër secilën lule

Aty ku aroma më vie si shkëlqim hëne

Si dritë e qiririt kur lexoj ditarin tënd

Atë fjalë që ma fale si kujtim ëndërrash

Si relikt që më vite e kërkova

Në një botë më ndryshe

Në një varg që burimin e ka tek emri yt,

Tek flokët tua,tek sytë e tu

Që sa bukur shkëlqejnë kopshtin tim

Lulet e mia, ëndërrat e shpirtit tim

Sonte i nisa këto vargje

Të përkulëm para tyre

E sa herë edhe bëhëm i krisur

Se më lënë pa frymë sonte

Kur s`kam asgjë tjetër në kët botë

Përpos emrit tënd

Që ka hyrë si flakë mu në mes të secilit varg

Dhe rri si e vetme në trupin tim

Dhe si të iku nga ky dyluftim me shpirtin

Me këtë botë që më bën të çmëndëm

O zot më ndihmo në lutjen time

Për botën më ndryshe të vargut tim

Dhe kujtimit për trëndafilin tënd

Një ditë ma dhurove si të vetmën aromë

Që unë e dua kur pranvera vjen

Së bashku me pulëbardhat e agimeve

AGIM DESKU

 

CILËN AROMË MA KËRKOVË

 

Në cilën aromë u fjalose më mua

Kur udhëtonim bashkë me fjalën

Për të kërkuar vargun tim

Për buzët e tua U flakën edhe ëndërrat

Në pritje deri tek ti mike

Më thuaj është kjo ëndërr

Që e shohim vetëm këta sytë e përditshëm

Apo është hëna që na buzëqesh sonte

Cilën aromë ta fala për të vetmin kujtim

Që kurrë nuk do të hyjë askush më në valdetin tënd

Dhe dyluftoja më secilin cunam që vjen e më mbyet

Të të mbroj nga bajlozi i zi e nga furtunat e motit të ligë

E di nga rrjedh fjala ime dhe ga cili burim

Nga cili varg sonte vjen si det i valëvitur i shumë kujtimeve

Që vijnë përtej detesh e oqeaneve

Në këtë mbrëmje të vetmuar edhe pa fjalën

Kënga më rri si hije edhe pranë buzëqeshjeve të hënës

Herë flas me pikturën e të vetmit portret

Si e shoh dhe e ndjej shpirtërisht udhëtimit tim

Në një botë tjtër pak më ndryshe

Se kjo që më mbyet vetëm këtë natë

Sonte e di se nga shkon vargu im

Dhe nga cili shikim vjen

Nga cila pasqyrë kujtimesh më rri

Eh ,sa mirë i ngjanë shpirtit dhe fjalës sate

Sonte fjala dhe vargu kanë vetëm një udhëtim

Drejtë detit plot furtuna

E di që më fjalën bëj çfarë të dua

Ia falë mikes sime për pak uri apo etje

Se nuk i mbaj të gjitha më gjatë në supin tim

Së bashku edhe kemi uri

Edhe kemi etje,edhe fjalë edhe shpirt

Eh ,sa dashuri kam kur flas e shkruaj për ty poezia ime

Dhe uroj secilin varg që më sjell deri tek udhëtimi im

Që nuk di të ndalet pafajsisht këngës sime

Më merr ti im zot më vete, ma ndriço rrugën time

Më jep edhe më shumë fuqi mos të ndalëm këtyre furtunave

Të notoj detit valë valë të luftoj me cunamet që më bëjnë të krisur

O zot sa kam fat në shoqërimin tënd,më duket se erdhi pranvera

Sa qelin lulet,sa më dhurojnë aromën e tyre

Edhe pse është kohë vjeshte,çdo gjë e bukur

Sikur vjen ngadalë bashkë me fatin tim e me këngën

Këtë mbrëmje me hënë e dua më shumë se cilëndo ëndërr time

Për sonte vetëm pak e do të arrijë atje ku ndjehëm unë princi i saj

Ku secila fjalë është më e bukur se kjo botë që e hudha në valëdeti

Ju fala stuhive që kurrë ma mos ta kthejnë në këtë tokë

As të m`i vjedhin aromat e luleve,fjalët as vargun tim

Askënd nuk e dua sonte në këtë mbrëmje me hënë

Vetëm me hënën dua të jem pak

Pak me fjalën ,pak me vargun tim

Të vetmit shpetimtar të ëndërrave të mia

Të botës më ndryshe,të këtij udhëtimi kaq të gjatë e me mundim

Bashkë me vargun tim,sonte jam engjëlli yt,mike

Vetëm sonte,më thuaj se cilën aromë ma kërkove

Atë të trëndafilit te kuq,sa hieshi dhe bukuri arome ka

Më dhuro vetëm atë për mua se lulet tua kanë ngjyrë më te bukur

Siç je ti mike,secila aromë e tyre vjen në përqafimin tënd

Si fluturat në shkëlqimin e diellit,si dashuria ime,si rrufeja që shkreptimë

Ka fjalën më të dashur që ti kur nuk e ke parë as nuk e ke ndjerë

Fjalën PO,të dua pa ëndërra,pa mëkate,pa pikturën tënde,pa fjalën fund

Vetëm me emrin tim,Agim,që hyjnitë e ngriten zotnave qiellit

Atje ku bota është më e bukur me dashuri e pa urrejtje

Ku të takoj vetëm Ty mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat