Në çdo stinë...

Kultura

Në çdo stinë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 09:14
Xhelal Hoxha

Në çdo stinë, në çdo kohë, në çdo çast, mos ta nin
Por, edhe në çdo rrezik, dhe në çdo vështirsi...
Do të jemi bashkë me dashuri:Ti për mua, e unë me ty!
Do të ishte e mirë, jo vetë për për njërin, por për ne te dy
Sidoqoftë, kurdo e në çfardo situate, kudo që të jemi;
Në tym, n’flakë, n’dritë e n’terr, në zjarr e n’hi me dashuri!
 

Si do që t’jet, me qëndresë, kujtesë, shpresë e me besë
Së bashku në rreziqe, hidhërime, gëzime e çdo lumturi
Të gjithë jetën tonë që ta kalojmë, të rrezikojmë e t’jetojmë
Kjo nuk ka rëndësi fare përjashta, ose brenda në villë me hijeshi;
Qoftë në lendinë, n’kasollë, luadh, në ndonjë tendë, apo n’shtëpi?!


Shumë e më shumë do të duhemi, të çmohemi e të përballemi
Që mos të druhemi e të shuhemi, dhe as të ruhemi, por të çmallemi
Në çdo stinë, do të këndojmë me violinë, moj imja trëndëlinë
Kudo që të ndodhemi dhe të jemi, në Kosovë, diasporë, apo n’Shqipëri
Me njohuri, hijeshi e lumturi, vetëm me dashuri dhe për dashuri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat