Zanë, nga çdo anë...

Kultura

Zanë, nga çdo anë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:21
Xhelal Hoxha

Si duket  edhe diellit ja ke ndal shkëlqimin me rrezet e tija

Me vete i ke marrë hijeshin, ngrohtësin e bukurin

Qiellit ja ke hjek plotsisht të gjitha retë e zeza dhe blu

Detit ja ke marrë me vete edhe valet me freskin e hijeshin

Natyrisht valet e tij me dallgë, si vet jeta i ke ba ma të lehta

Njëkosisht më të qeta për peshkim, notim e lundrim…

Natyrës bashkë me bukuritë e saja mahnitëse, mbresëlënëse

Me katër  stinët dhe muajt e vitit, me pejsazhet e hijeshit e sajë

Ti të gjitha këto i ke madhërue e hijeshue, si  vet nuse me kurorë

Duke i futur thellë në e zemër tënde, bashkë me jetën e veten tënde

Më ke futur edhe mua plotsisht në shpirt, n’zemër, gjoks dhe n’dorë.

Pas shiut dhe ylberit me shtatë ngjyra, me pikturat më të bukura

Ti gjithsesi atyre ja ke marrë ngrohtësinë, harmoninë e hijeshin

Dhe me mrekullit e tyre, që vendin e pamjen si duket jau ke zanë

Ndonëse ja ke marrë bukurinë, mirësinë e dashurinë  që të gjithave

Dhe mi ke këthyer mua të gjithat katërcipërisht, anë për anë…

Më ke pushtuar të tërin, dhe më ke bërë për vete, mori Z-Anë

Nga qielli i kaltërt, natyra, deti e deri në tokën e quajtur nanë

Ti që vazhdimisht më sillesh e pshtillesh, si ngjalë deti më rrin pranë

TI e d-lira dhe emira, mbretëresha e luanesha, imja Anë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat