Poezi monografike për Vendlindjen time

Kultura

Poezi monografike për Vendlindjen time

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 mars 2024 Në ora: 11:31
Autori Adem Bytyçi

Vendlindja ime

Unë biri yt

T'a njoh hsitorinë

Nga t'erdhi emri 

Karvasari

Nga një rrugë

Aty pranë 

Kur fillove ti

Për herë t' parë

Për t' ngreh shtat

Nga një familje

Me gjashtë vëllezer 

Për tu bërë fshat.

Vendlindja ime

Unë biri yt

T'a di Rapsodin e parë

Ramadan Hajdarin

Me lahutë

Iu këndonte kreshnikëve

Këngë epike legjendare

N'fushat

Dhe lugjët  

E dikurshme t' Kosovës

Kur vringëllonin shpatatë

N'luftëra t'përgjakshme

Për t' mbrojutur 

Nderin e nënlokës

Nga hordhitë 

Barbare sllave

T' asaj kohe

T' cilat kishin

Ardhur n' Ballkan 

Nga Karpatët

Për t'i zapuar tokat.

Dhe malet e shqiptarëve.

Vendlindja ime 

T'i njoh edhe 

Rapsodët tjerë 

T' mrekullueshëm

Dervish Sadriun

Dhe Destan Fazliun

Kënga malësore e tyre

Jo vetëm që dëgjohej larg

Por jepte kumtin

Se n' vendlindjen time

Jetonte një popull

Iliro Dardan

Tremijë vjet më parë

Se sa t' vinin

Hordhitë sllave

Nga Karpatet

N' Ballkan.

Vendlindja ime

Unë biri yt

Ta njoh edhe plakjen

Patriot e mendje ndritur

Osman Gerdalla Bytyçi

I cili nga Shqipëria

Përmes Maqedonisë

Sillte Abetare n' Kosovë

Për t'i furnizuar nxënësit shqiptarë

N'një kohë 

Kur shovenisti Pashiq

Ua kishte mbyllur shkollat

Për t'mësuar shqip.

Vendlindja ime

Unë biri yt

Kur po e kujtoj 

Historinë tende

Sa t' dhimbshme

Po aq edhe krenare

E kam t' pa mundur

Për t' mos derdhur  lot

Nga dashuria për ty

Që e kam n' shpirt

Dhe zemër përgjithmonë.

Vendlindja ime 

Unë biri yt

Edhe pse sot 

Jam larg

T'i di edhe shumë vuajtje

Dhe tjera  suksese

Por kësaj radhe 

Po e lë me kaq

Për t'i thënë

Një ditë tjetër

N' mënyrë edhe ma t'veçantë

Për ta shfletuar historinë tënde

Ashtu siç vërtetë ti emeriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat