Lisi

Kultura

Lisi

Nga: Nezir Bejta Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:47
Nezir Bejta

Hijerëndë e vetullvrenjtur,

Në shtëpi nuk gjenë qetësi,

Sa herë vjen kjo ditë e shenjtë,

Brenda digjet shpirti i tij.

 

Koha shkon e vitet s’ndalen,

Rrudhat ballin ia kanë mbushë,

Kur vjen marsi e çelin lulet,

Ndjen një mall që i bëhet prush.

 

E i kujtohet ajo ditë,

Lot e mall tash ju përzien,

Drejt në kullë u nis i lodhur,

Këmbët iu prenë, e brenda s’hynë.

 

Vetmeveti ngadalë flet,

M’tradhtuan ndjenjat në këtë ditë,

Duhet t’jem më i fortë se shkëmbi,

Ndryshe nipat s’i korisë.

 

E fshinë ballin nga djersë të ftohta,

I kujton të gjithë me radhë,

S’kish dashtë tjetër në këtë jetë,

Veç prej tyre t’mos ishte ndarë.

E sheh orën dhe i mbyll sytë,

Është ora e lavdisë,

Përhajr babë na qoftë lufta,

Këngës për Zhujën ia kanë krisë.

 

I mbanë n’mend këto Baca Rifat,

Sikur lisi në furtunë,

Nuk dorëzohem para dhimbjeve,

Ndryshe vëllezërit do t’më truajnë.

 

Dredh mustakun dhe ndreq plisin,

Fillikat te varret shkon,

Mall për babën dhe dy vëllezërit,

Makthi natën peshë e çonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat