Mësonjëtorja e Korçës

Kultura

Mësonjëtorja e Korçës

Nga: Remzi Basha Më: 7 mars 2024 Në ora: 07:06
Mësonjëtorja e Korçës

Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Mësonjëtorja e Korçës ishte Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë. Në Mars të vitit 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 Marsi festohet në Shqipëri dhe Kosovë si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini, Nuci Naçi, Thoma Avrami etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapuur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Pris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dothreinms (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

Dita Botërore e Mësuesit - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të organizatës UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dothrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

Sipas organizatës UNESCO, 5 Tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. Pikërisht për këtë arsye Internacionalja e Arsimit (Education Internationale – EI), me seli në Bruksel të Belgjikës, ka disa vjet që ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për vlerësimin dhe propagandimin e kësaj Dite. Si rrjedhojë, sot 21 vende në botë (Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Kanada, Estonia, Gjermania, Lituania, Maqedonia, Maldivet, Mauritania, Moldavia, Holanda, Pakistani, Filipinet, Kuvajti, Katari, Rumania, Rusia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar) e festojnë 5 tetorin si ditë e vetme e mësuesit në vendet e tyre, ndërsa mbi 100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit, krahas ditëve të tyre kombëtare. Çdo vit EI me 401 organizatat e saj anëtare, nga 172 shtete dhe territore, ka ndërmarre fushata për ndërgjegjësimin publik në evidencimin e kontributit të profesionit të mësuesit. Më 5 tetor organizatat e mësuesve kudo në botë mobilizohen për të siguruar që nevojat e gjeneratës së ardhshme të merren në konsideratë në këtë botë komplekse, shumë kulturore dhe me një teknologji në rritje.

Rekomandimet e ILO/UNESCO Lidhur me Statusin e Mësuesit janë standarde ndërkombëtare për profesionin e mësimdhënies. Rekomandimet e vitit 1966 mbulojnë të gjithë mësimdhënësit e nivelit shkollor, duke filluar nga niveli parashkollor e deri në nivelin e mesëm, në të gjitha institucionet publike ose private, të arsimit akademik, teknik, profesional, apo artistik.

Këto Rekomandime, më vonë do të plotësohen edhe me Rekomandimet e UNESCO-s në lidhje me Statusin e Personelit Arsimor të Arsimit të Lartë të vitit 1997, e të cilat mbulojnë të gjithë personelin e mësimdhënies dhe të kërkimit në nivelin e arsimit të lartë.

Lidhur me Ditën Botërore të Mësuesit është me rëndësi të veçantë edhe një dokument tjetër ndërkombëtar, i ashtuquajtur “Udhëzime për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme” (parashkollore), miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, në vitin 2014.

Marsi 1998 daten 5, 6, 7 eshte muaji i shenjet, kujtojm Prekazin Legjendar me kryetrimin ADEM JASHARIN bashk me martiret tjere te familje Jasharaj, te gjithe pjestar me burra gra femij ushtar te UÇK-se , burra, gra dhe femije, per 3 ditë rrjeshte nuk u ndal lufta kunder Serbise me ushtri e polici te armatosur deri ne dhemb! Ata i treguan jo vetem kombit shqiptar por edhe mbare botes se si lufohet per ta mbrojtur vendin e vete. Nuk kursyan as gje per lirin e trojeve tona. Mbeten te pa vdekshem per te gjitha breznat! LAVDI e perjetshme familjes Jasharaj dhe te gjithe deshmoreve te Kombit Shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat