“Moj e mira nëpër ferra”

Kultura

“Moj e mira nëpër ferra”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 7 mars 2024 Në ora: 09:45
Kalosh Çeliku

Po. Fatkeqësisht, edhe sotekësajdite: shqiptarët, bëjnë luftë ende fisnore dhe partiake për “Liri”, mes partive politike ferrave, permes dardhave gorrice për pushtet, dhe pasuri familjare. Nuk e them për Shqipëri. “Fitore madhore” politike partiake për pushtet. Parti politike, me afate dhe mallëra të skaduara përdorimi politike, vetëm për një përdorim, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”, Ditën e Nesërme.

Sot, me votat e popullit janë në pushtet. Nesër, nuk do të jenë as në Qeveri. Shkaku, se: do të dalin me votat e lira të popullit, duke i përzënë në Opozitë. Jo, për Shtet Shqiptar. Rrugë e rrezikshme për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me Dy shtama, dhe bëhet Dashuri me Zanat e maleve, në “Baba Tomor”.

Përderisa, Bota bënë dashuri nëpër sallone aristokroate me shtama verë dhe gra kurtizane, shqiptarët e kalojnë natën me burra dhe çaj rusi në Ҫajtore e xhami. Edhe, gra të mbuluara këmbekokë me ferexhe të zeza të qyteteve shqiptare. Dhe, Ditën e Nesërme: përgjumësh, e presin hoxhën e “Allahut” në minare me “Allahu Akber”. Kuvend, në shtetin e “përbashkët” me Tre shtete shqiptarë. Edhe, me Tre kryeminsitra shqiptarë, pa Shtet Shqiptar. Ende, bëjnë dashuri nëpër “feshurazi” nëpër ferra. Përderisa, Emira ende fshihet nëpër ferra.

Edhe, atë: Ditën e Nesërme?! Përfundojnë, si “dëshmorë” në politikë, si ajo kënga popullore shqiptare: “Moj e mira nëpër ferra, të luta - luta sa qe vera”!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat