Stinët e vitit dhe Mërgimtari

Kultura

Stinët e vitit dhe Mërgimtari

Nga: Adem Bytyçi Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:33
Autori Adem Bytyçi

Si pranvera

Si Vera

Si vjeshta

Si dimri

N ‘vend t ‘huaj

Nuk vijnë

Ashtu siç

Do t ‘duhej

Për t ‘qenë n ‘gjendje mërgimtari

Për t'i shijuar.

Këtë për veç

Mërgimtarit

Ata që janë

N' Atdheun e tyre

E kanë t’ vështirë

Për ta kuptuar

Vallë

Thonë si është e mundur?

Ndërrimin e stinëve t ‘vitit

Për t ‘mos e shijuar?!

Është nostalgjia

Për vendin e origjinës

Për njerëzit atje

Për fushatë dhe malet

Për bukuritë magjepse

Për këngën e bilbilit

Për fyellin e bariut

Për gurgullimin

Ujin t ‘burimit

Blegërimën e qengjit

Për t'i mos i shijuar

N ‘vend t ‘huaj

Mrekullitë

E cilësdo

Stinë t ‘vitit .

Mërgimtari

Përveç

stinët e vitit

Që nuk mund

T'i shijojë

As rezja e diellit

N ‘vend t ‘huaj

Shpirtin nuk ia ngroh

I shtihen

Shqiponjat

N ‘malet e vendlindjes

N ‘qiellin e Kosovës Martire

Duke fluturuar

Ia zgjojnë Kujtesën

Se vend si Kosova

N ‘Botë më t ‘bukur s'ka

Atje është Dardania Antike

Ku ka lind biri i saj

Dr. Ibrahim Rugova

Që ia ngriti flamurin e lirisë

Pas qindra vitesh kolonizim

Nga regjimet barbare

T'serbo-sllavisë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat