Mirëse errdhët në gjuhën shqipe, moj poeteshë e dashur!

Kultura

Mirëse errdhët në gjuhën shqipe, moj poeteshë e dashur!

Nga: Baki Ymeri Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:45
Camelia Radulian

Poetesha rumune Camelia Radulian është një personalitet kompleks, e
admiruar dhe e talentuar, e bukur dhe inteligjente, e lindur në Mbretërinë e
Poezisë, për të cilën poezia është ëndërr dhe ëndrra është poezi. E arrdhur
nga Kështjella e Banisë, Camelia Radulian është Mbretëresha e metaforave më
subtile, më delikate dhe më komplekse. Ndërmjet vargjeve të saj fshihen fjalë
të shprehura dhe të pashprehura, të cilat konturojnë kuptime të thella me fjalë
të tjera të mbyllura ndërmjet faqeve të librit. Autorja e këtij vëllimi dygjuhësh
është laureate e një numri të konsideruar mirënjohjesh, e pranishme në
publikime të panumërta letrare, në festivale të poezisë, në evenimente
kulturore etj. Magnetizmi i veçantë, sidomos proza dhe poezia, i kanë sjellë
qindra e mijëra miq e dashamirë, realë apo virtualë, gjithmonë duke pritur me
padurim për t’ia lexuar dhe deshifruar mendimet dhe ndjenjat. 
Camelia Radulian është mbretëresha e zemrave tona dhe autore e një
lirizmi të ri, gjithmonë i mahnitshëm, gjithmonë i pasur në shprehje, thellësi
dhe nynca. “Më pëlqejnë shumë vargjet e saj. Kanë mushtin e talentit të gjallë
dhe janë një befasi të çuditshme. Fjalët e ftojnë njëra-tjetrën në përngjitje të
reja. Kjo femër ka një ndjenjë të mrekullueshme dhe të freskët. (…) Camelia
është një poete gjithmonë e befasiueshme. Shpirti i saj ka flakën e diellit,
rrezet e hënës, freskinë e fontanës së thellë. E pranoj këtë që e them: Camelia
është poetesha e këtij çasti.". (Emil Brumaru).
Kritiku letrar, Daniel Cristea-Enache, shton se ajo ka guximin dhe forcën
për të rehabilituar lirizmin e botës rumune, tani i ndodhur në një periudhë të
mospërflljes, thuajse të përgjithësuar. Dhe e bën këtë me shije të veçantë, me
forcë dhe mjeshtëri.  "E jashtëzakonshme është poetesha Camelia Radulian,
me versalitetin e saj tematik dhe me formulat lirike, me humnerat dhe majat
sentimentale të poemave të saj, që të shpiejnë, si në një labirint, nëpër rrugët
më të paparashikueshme, për të të nxjerrë në liman, mu atëherë kur mund të
kesh humbur shpresën dhe kuptimin e kërkimit". (Andra Ticher Podia)
Gazetare, eksperte në fushë të komunikimit, poete, prozatore, kritik
letrar. Presidente e Unionit të Shkrimtarëve të Gjuhës Rumune - Filiala
Rumania; Presidente e Shoqatës Multikulturore Transkufitare;
Presidente e Klubitt ArteCarte Bashkëpunëtore permanente e Literatura
de Azi” dhe Bel Esprit nënshkruese rubrikash letrare dhe
recensionesh. Botime letrare në New York Magazine - SHBA, Sukoon Magazine
- Dubai, Albanezul/Shqiptari, Bukuresht. Prezente në antologji dhe revista të
ndryshme letrare në Rumani dhe jashtë saj. Absolvente në Fakultetin e
Letërsisë – Historisë në Krajovë dhe e Psikologjisë në Universitatea de West,
Timishoara. Specializime në Semiotikë dhe teknikat e komunikimit -
Manchester - Britani e Madhe, 2001. Debutim Letrar në Revistën Ramuri
(Degët), 1984). Në adoleshencë, frekuenton Klubin letrar;Traian Demetrescu;
dhe Klubin ;Mirror në Krajovë.
Pas një pauze të gjatë letrare, iu kthye shkrimit në vitin 2000, me
nxitjen e njeriut të kulturës Romulus Vulpescu. Në vitin 2004, Romulus
Vulpescu e bën parathënien (pa dijen e saj) dhe ia boton librin e parë me
poezi, Plagët e fjalëve”, në Editurën Semne. Pasuan vëllimet me poezi: Turrë
në tetor", i shoqëruar nga albumi muzikor i Madalin Amon-it, që përmban 14
këngë me vargjet e Camelia Radulian. Pasojnë vëllimet “Pasqyrat 1” dhe
'Pasqyrat 2 - Qyteti ku hesht Zoti”, të shoqëruar nga albume muzikore të
nënshkruara nga Dan Pantiş, që përmbajnë 26 këngë me vargjet e poetes.
Përndryshe, Camelia Radulian është një nga “poetët më të kënduar” të kësaj
kohe, vargjet e saj duke frymëzuar botimin e mbi 80 këngëve.
Në vitin 2015, vëllimi ''Pasqyra” zë vendin e tretë në konkursin
Bookaholic - libri rumun më i mirë me poezi – i iniciuar nga Cărtureşti.
Autorja depërton në botën e përjetësisë me dashuri hyjnore në krahët e
ëndrrës. Ajo vjen para nesh duke e shijuar parfumin e fjalëve, duke flutuar nga
fjala në fjalë dhe nga mendimi në mendim. Ka ardhur koha kur kësaj artisteje
me shpirt delikat dhe të jashtëzakonshëm, t’i urojmë nga zemra: Mirese

errdhët në gjuhën shqipe, e dashura Camelia!

 

BETOHEM SE E KAM DASHUR!


M’i burbuqëzoi duart, m’i zalisi gërshetat
Në të gjitha ëndrrat m’u fanit, porsi stuhi.
Me të gjitha gratë e verës e kam fejuar.
Si një dhëndër i botës, kështu unë e desha.
Në litarin e jetës po qe se do të lindja,
Do të zhurritesha në mishin tim, prej prrushi
Do të vërsulesha poashtu përmbi gjakun tim
Në krahët e tij, si një violinë unë do të thehesha.
Do ta doja atë pastaj në puthje
Të shkruara në lëkurë fluturash.
Me pak gjumë të vogël, me mall të mallkuar,
Grua që po qan në syrin e një burri,
Do të isha dehja e tij, do të bëja mëkat.
Më shikoni, agime, vajza të mira!
Betohem në legjendat tuaja,në botë:
M’u burbuqëzua gjithë fryma ime,
MË lulëzoi britma, pëllëmbët, deti.

Më sulmoi pika e parë e vesës,
Me atë bukuri - si po kalonte -
Me shpirtin tim të prerë në dy.
Me puthjen e fundit të pemës së shembur
Mbi shpatullat e jetës ju betohem:

E kam dashur!...

 

NESËR DO TË BIE BORË


Nisja ka rroba bajamesh
Heshtja e rrugëve
do të flasë dikurë për ne.
Kalon edhe një natë
sa një katedralë litarësh.
Ditët shkojnë në veriu
duke i mbështjellur prej nesh
cigaret e para të lamtumirës.
Ja se si hiri ynë
bie nga heshtja
mbi gjunjët e qyteteve.
Ne ende ëndërrojmë,
por në shtëpinë përtej rrugës
na shungullon rëra
dhe gazetat kapin, në tavolina,
ngjyrën e harresës.
Hapen mishrat e kohës, i dashur
mua më ka kapluar acari.
Fillon që tani të më dëshirosh,
derisa vishem me bajame, por ti,
më bën të qartë, dashuria ime.
E shkrova këtë poemë me duart në litar.

Nesër do të bie borë. Po shkoj. Kërkoj ndjesë!

 

ËNDËRR


Magdalena e gatuan bukën
ajri largohet nga mushkëritë e saj
derisa mbi asfaltin e grimcuar nga kamionët
nëpër kamaretë e dheut hyn era
shoferët janë të mbingarkuar
ajo revendikon një sekondë në zinxhirë
tik-tak-tik-tak
kohë
dje i kam coptuar dy trupa
as nuk e di nëse të kam dashur
shëtita me dorën time me vete
isha 16 vjeçare
dhe disa lule qershie në vend të irisit
në vend të flokëve kisha ujë të peshkut.
Qengjat janë larg, Zot, në periferi të qytetit
e merr në të majtë pas sinjalit të semaforit
shih, rrjedhin zëra dhe është në fillim të prillit
deri në lagjen e të varfërve u shua pranvera
ka erë rrobash të lagura e të përgjakshme
tani gjithë ajri po largohet nga mushkëritë e mia
sytë e njerëzve bien
lule të qershive të papjekura
baltë
shi.

Magdalena e gatuan bukën.

 

PËRRALLË E THINJUR
 
Devotchka, ti ta dish,

një tren do të kalojë mbi të gjitha
do të derdhet shumë asfalt
kujtesa jonë do të shtrihet
mbi hekurudhën
dhe azili ynë do të digjet
Më parë do të na bien dhëmbët
pastaj brinjët do të na bien
peshqit do të shkojnë me ne në thellësi
flokët do të notojnë mes dritave të fosforit
por supet
a do të mund t'i mbulosh nganjëherë
me shalle
Pastaj do të ndez një llambë
në një tango të kahershme
do të ulemi në gjunjtë e saj
ti dhe unë duke i shkruar njëri-tjetrit

letrat më të bukura të dashurisë...

 

POTHUAJSE TANGO


Shputat do të shpojnë asfaltin e rrumbullaktë
ndërsa flokët do të marrin formën e ujërave nëntokësore
nuk do të notojë, do të jetë si me rradhët
e letrave të ushtarëve, të zeza dhe të bollshme
atëherë do të bjerë
atëherë do të vijë lufta e dytë botërore
do të ketë një dorë të eksploduar
dhe në tjetrën do të mbajë një kanarinë të vdekur
të dielën në mbrëmje, pas ajrit
do kalokë së pari në azil duke shkëputur gjethe
pse po thua se kjo jetë varet në një fije
pse e thua lëtëpa ulërimë pa u dridhur
pa pirë?
gratë do të kafshojnë nga buka
si në një copë pasqyre
ti do të jesh tragjedia
që kullon nga goja
personalitet i përkufizuar,
psikozë, vetë-shkatërrim
por çfarë di për

vetminë e madhe?

 

KRAHËT E TYRE


janë shtylla të tensionit të lartë,
ja harabelat prekin telat elektrike
paragjykojnë vetëvrasje
monopolare bipolare tripolare
korent – modululating kontroll
efekti Korona
lëngjet
kalben së bashku me drurët e pyjeve
nuk janë të shumta
vetëm sa për destilim
kjo vdekja ime njëditore
e jetës
alkool i pastër
i rafinuar, shembje,
pothuajse tango.

100% masakër.

 

HËNA E HIDHUR


Makina e plehrave vjen vetëm nesër.
Sot shoh sërish pëllumba gruri, edhe pse pikojnë.
Fëmija i zbehtë më flet nga rruga
ndoshta një bir
nuk më kujton mua
tani ka mjekër gri, unë dua ta prek
ia di të gjitha pjesët, ndjej, edhe rënkimin e parë
më kërkonte dikurë duke rrahur ajrin,
isha 30 vjeçe dhe liqeni ishte plot me zambakë uji.
I hedh topin mbi gardh, ai ik në rrugë
duke marrë me vete aromat e akacies
hije.
Oh! Mbaj mend shirat e qershorit
nxehtësina përvëlimtare e shkrinte gjelbërimin
deri në gjak.
Postjeri më fton,
ka kumbulla në duart e tij dhe fletë kartoni.
Në bark më dergjet e vdekur
një kukull lecke.
(Fragmente nga libri “Duke fluturuar”, Amanda Edit, Bukuresht 2019)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat