Shkurtëpamësia

Kultura

Shkurtëpamësia

Nga: Kalosh Çeliku Më: 6 prill 2024 Në ora: 09:56
Kalosh Çeliku

Armikun historik, me shekuj e vrau Stërgjyshi me “armik” e për armik në çlirimin e Shkupit, si krahu djathtë i Krynegritjes të Dervish Carës (1883 – 1884). Dhe, duke vazhduar Luftën me pretendime për çlirimin e Velesit, Prilepit, Manastirit, dhe Trojeve Etnike Shqiptare. Luftë e përgjakshme asaj kohe, ku edhe Kryengritësit u shpartalluan me topa nga ushtria turke në Katllanovë, afërsi të Shkupit, duke u ndarë në dy grupe: Njëri grup i kryengritësve e vazhdoi luftën në Kosovë, “Grykë të Kaçanikut”. Luftë e përgjakshme, që sipas këngëtarit popullor me çifteli jeton edhe Sotekësajdite:

Kaçanikut i raft pika

Nuk e ditka çka asht frika.

U vranë me pushkë

Janë therë me thika.

Therë me thika nantë sahat

Tej sa kali ra not n”gjak.

Dergut pasha, mor derkuc
Kaçanikun, mos e nguc!
Mos e nguc, e len rehat
Merr ushtrinë, e kthehu prap
Pashë, more satrap!...

E, tjetri grupë i Kryengritësve Shqiptarë e vazhdon Luftën në “Grykë të Radikës”, maleve të Dibrës me Hajradin Pashën. Që, sipas këngëtarit popullor, rrëfehet Historia Shqiptare me “armik” e për armik. Lufta me këngë popullore, dhe Penën me Dy Tyta:

Hajredin Pasha, o po vjen o Radikës
Vallë, o ku janë, o k’to malet e Dibrës? 2x

Vallë, ku janë -o k’to malet e Dibrës
Bëjn’ -o kuvend, o mo n’atë fushë t’Gjoricës. 2x

Në fushë t’Gjoricës, o mor te kalaja
Hajredin Pashën e ka gjet belaja. 2x

Se, belaja pashën ç’e ka gjet -e
Malet e Dibrës, more ka lidhë besë. 2x

Kanë lidhë besë - o, kanë lidhë -o të tanë
Turkut, Dibrën -o mos me ja lanë. 2x

Hajredin Pasha, o mor’ kry hutaq
S`lidhet Dibra, more me kërbaç. 2x

Hajredin Pasha, o mor kry shënik
Nuk është Dibra, o mor Selanik.

Nuk është Selanik, as more Prilep -e
Qysh e lype, n’Diber e ke gjet -e.

Hajredin Pasha, ku e ke o ushtrinë
Maleve Dibrës, o mor’ mi kan’ gri. 2x

N’Malet e Dibrës, o kanë mbet të tanë -e
Nuk janë pak, o mor po 12000 mijë -e. 2x

Hiç, o ma pak, o se 12.000 - e
kanë mbetë -o në llogore, në dhe pa i shti. 2x

Hajredin pasha, ku e ke lanë atin,
në Dibër të Madhe e kam lanë të ngratin... 2x

Fatkeqësisht, Sot: politikanët tanë shqiptarë të arratisur pas posteve partiake dhe pasurisë. Politikanë, shkurtëpamës për Ditën e Nesërme. E shohin Ditën e Sotshme, por nuk e shohin Ditën e Nesërme?! Mendtë, ua ka marrë Ҫaji rusit, dhe “iftaret” arabe. Postet partiake, dhe pasuria. Ende, mendojnë dhe veprojnë me tru komunist. Fatkeqësisht, Sot: Neokumunist. Shqiptarët, nuk i marrin si popull liridashës, por si dhenë në vathë, që presin portën t’ua hapë Bariu dhe t’i lëshojë kullosave me tërfojë livadheve. Mesdite, me Vapën mbi kokë ende t’i mjelë nën Dardhat Gorrice. Dhe, harrojnë, se: në Maqedoninë e Veriut, kush është popull shumicë?!

Kokënënkryerë, janë kundër ndryshimit të Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut?! Turren me të katra pas “Ndryshimeve” politike. Posteve partiake dhe pasurisë personale dhe familjare. Patjetër, duhet ndryshuar Kushtetuta, jo realiteti politik i partive Neokomuniste, në Maqedoninë e Veriut. Përveç, “maqedonasve”, shqiptarëve, serbëve, “turqve” dhe romëve, jetojnë në kët Shtet të “ përbashkë”, edhe: bullgarët dhe Vllehët. Por, ende nuk janë si banorë të këtij Shteti të ”përbashkët". Që, ende e mbajnë gjallë Maqedoninë e Veriut. Popuj, që Sot jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ende, në pushtimin e Perandorisë osmane. Serbisë, dhe Sistemit komunist jugosllav, Sot, Neokomunist.

U përpoq me shekuj, dhe vite t’i asimilojë këto popuj me metoda politike partiake për të lindur një popull të ri “jugosllav”. Nuk e arriti deri më Sot sistemi komunist. Nuk e arrii, as ky Neokomunist. Pavetëdije, se: këto popuj të robëruar dhe asimuluar me shekuj dhe vite, një Ditë do të këthehen te Rrënja e Ringjalljes.

Armikun Historik Shekullor, pas Stërgjyshit: e vrau edhe Gjyshi. E vrau Babai. Edhe, Unë do ta vras me armik. Jo, si ato vite me shpatë dhe armë, po me Penën me Dy tyta. Fushave të mejdanit, ku kryqzohen shpatat dhe Penat historike për Ditën e Nesërme.

Shkaku, se: është pushtues Historik, nuk është besnik...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat