A vritet çika bre?!

Kultura

A vritet çika bre?!

Nga: Nezir BEJTA Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Kur e martuam motrën,

Babai shtiu me pushkë shtatë herë,

e dasëm bëmë,

tri ditë e tri net.

Babait i qeshte fytyra,

e nënës i rrodhën lotët rrëke.

Paç fat bija ime,

po të çojmë nuse,

n'fis të huaj,

pa fishekun në pajë,

sepse kanunin e hodhëm,

tej për tej.

Sot kur i treguam babait,

se çikën ta vranë,

ofshau thellë,

u mvrejt në fytyrë,

e tha,

heu bre, ça koka ba,

po a vritet çika bre.

Bir, sillma pushkën,

kot e paskemi lënë kanunin,

gjak me falë,

nuk kam,

se shteti fëmijët,

s'po m'i mbron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat