A besoni dhimbjet?

Kultura

A besoni dhimbjet?

Nga: Marigona Zekaj Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:41
Marigona Zekaj

Mos pyet ku ika dhe ku humba

Jam aty ku do e gjej veten

Dhe do e dua atë ashtu

Siç ajo me prezentoj me vetën e saj

Mos me kërko nëpër humnera

Se e zhytur isha e fundosja

Me erdho nga ti

Kur unë kthej shpinën

Jam në luftë me vetën time

Mos u bëj shpatë me dy teha

Rrugën që e nisa

Unë jam e vetme

Se krenarinë s’ma dhe ti

As s’ma merr

Atë e fitova unë

Më pëlqen të rri vetëm

Dhe në distancë sepse

S’më pëlqejnë vendet ku

Unë nuk respektohem

Ika nga secili vend pa kthyer

Kokën mbas sepse pas meje

Mbetet gjithmonë e kaluara

E para meje me pret krenaria

Dhe repsekti ndaj vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat