Si e përjetoi Dritëro Agolli sëmundjen e Xhevahir Spahiut?

Kultura

Si e përjetoi Dritëro Agolli sëmundjen e Xhevahir Spahiut?

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:05

Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë , Dritëroi , me optimizmin që e shquante në çdo situatë sado të vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos, plot humor:

Si je, o Xhevo? Xhevua qesh.

Jam Dritëroi. Mos u mërzit. Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme. Përsëri Xhevua qesh.

 Edhe unë u sëmura dhe u shtrova në spital për 11 ditë. Unë e humba jo vetëm mendjen, po edhe këmbët, por m’u hap një vidhë në tru: vidha e të shkruarit aforizma, dmth fjalë të urta. Xhevua qesh dhe thotë: -Ashtu.

Image
Letrat midis Spahiut dhe Agollit

Nuk dua të të shqetësoj. Së shpejti do të vij të të vizitoj me helikopter, se këmbët mezi më punojnë.Letrat me këto shënime janë bërë publike nga e bija Elona Agolli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat