Lladrovci e pret në aeroport dhe flet për agjendën e Zv. Presidentit të Parlamentit Evropian, Wieland

Lajme

Lladrovci e pret në aeroport dhe flet për agjendën e Zv. Presidentit të Parlamentit Evropian, Wieland

Më: 2 janar 2019 Në ora: 21:21
Rainer Wieland

Komuna e Drenasit ka shpall “Qytetar nderi”, z. Rainer Wieland, njëherësh Zëvendës President i Parlamentit Evropian, dhe kryetari i Drenasit ka dalë në aeroport ta pres mysafirin dhe mikun e tij, për këtë vizitë zyrtare.

Me Z. Wieland, janë ekipi i ekspertëve të landit Baden-Wyrtemberg si dhe investitor për fushat e interesit si arsimi, bujqësia dhe investimet.

Ja postimi i Z. Lladrovci në rrjetin social:

“Sonte, pata nderin të pres në aeroportin “Adem Jashari”, Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Qytetar Nderi i Drenasit dhe mysafir yni.

Në Agjendën katër ditore të Z. Wieland, janë planifikuar vizita në institucionet qendrore dhe institucionet lokale me fokus të veçantë, në Asamblenë komunale dhe komunën e Drenasit, si dhe në vendet me rëndësi historike e kulturore.

Z. Wieland vitin e shkuar kur është shpallur “Qytetar Nderi” i Drenasit, ka premtuar se do të vije me një ekip të ekspertëve të Landit të Baden-Würtembergut, për të konkretizuar interesimin e tij për disa fusha, si arsimi, bujqësia si dhe investimet.

Bashkëpunimin me Z. Wieland, më saktësisht përkrahjen e tij, Unë dhe Komuna e Drenasit e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për zhvillimin e komunës tonë por edhe vendit për çështjet me interes për vendin tonë.

Mirë se vjen miku ynë, Z. Wiland!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat