Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është takuar me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit.
RH