Vuçiq mbron Kaliniqin i cili ka thënë se është momenti i fundit për të zgjidhur problemin me Kosovën - Bota Sot
Vuçiq mbron Kaliniqin i cili ka thënë se është momenti i fundit për të zgjidhur problemin me Kosovën

Lajme

Vuçiq mbron Kaliniqin i cili ka thënë se është momenti i fundit për të zgjidhur problemin me Kosovën

Nga: F. B. Më: 31 janar 2019 Në ora: 21:06
Nikola Kaliniq dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i pyetur çfarë reagimi pret nga opinion kur të prezantoj qëndrimin e tij për Kosovën, kur dihet se basketbollisti reprezentues Nikola Kaliniq kaloi “si dathur nëpër thera", sepse ka thënë se mendon se është moment i fundit që të zgjidhet problem i Kosovës dhe të vazhdohet tutje, ka thënë se, me vëmendje ka lexuar intervistën e Kaliniqit dhe iu ka dukur interesant, dhe nënvizoi se serbët dinë të jenë hipokrit, sepse gjykojnë dhe thonë fjalët më të këqija, por nuk e kanë lehtë të thonë çka nuk është e saktë nga ajo që ka thënë ai.

"Kjo që dikush gjykon për një ditë, nuk do të thotë se duhet gjykuar edhe gjeneratat e reja", ka thënë Vuçiq dhe shtoi se Kaliniq është sportist i shkëlqyer dhe ka sjell shumë trofe vendit edhe klubeve ku ka luajtur.

Të përkujtojmë se ditë më parë basketbollisti ka thënë se është koha që serbët të pranojnë disa gjëra që janë bërë realitet dhe problemin e Kosovës duhet ta zgjidhim s amë parë, por populli ynë duhet të lirohet nga iluzionet nga e kaluara.

"Hajde të zgjedhim më këtë problem të nxjerrim atë që mundemi dhe të vazhdojmë tutje ka thënë Kaliniq dhe ka shtuar se Beteja e Kosovës ka qenë 600 vjet më parë dhe ka disa dekada që ajo nuk është “territori ynë” nëse nuk është ashtu le të më korrigjojnë më të mençurit dhe më të vjetrit. Askush nuk jeton nga e shkuara pse mos të pranojmë të tashmen dhe të vazhdojmë do të jetë më mirë. Nuk jemi popull qiellor, kemi pas momente të ndritshme në të kaluarën por duhet të pajtohemi se tash jemi pikë e vogël e parëndësishme në hartën e madhe të botës", pat thënë ai, që pastaj ishte kërcënuar fyer edhe ofenduar nga shumë njerëz në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...