Vuçiq tregon kur do të vazhdojë dialogu në Bruksel

Lajme

Vuçiq tregon kur do të vazhdojë dialogu në Bruksel

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Aleksandar Vuçiç dhe Denis Keefe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se bllokimi i tanishëm i dialogut mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina të heqë taksat mbi mallrat serbe.

Sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të sotëm me ambasadorin e Britanisë së Madhe Denis Keefe, Vuçiq tha se Serbia gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa, diplomati britanik  theksoi se vendi i tij dëshiron të ketë një rol pozitiv në rajon dhe në të ardhmen e tij evropiane, si dhe për arritjen e stabilitetit dhe progresit në Ballkanin Perëndimor nëpërmes mbështetjes për procesin e Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat