Bahtiri dhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kundërshtojnë fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq

Lajme

Bahtiri dhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kundërshtojnë fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq

Nga: F.Beka Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:34
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Trepçës, Shyqyri Sadiku

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Trepçës, Shyqyri Sadiku, me të cilin kanë diskutuar lidhur me deklarimet e fundit të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me dy tema rreth deklarimit të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq, e cila ka thënë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, edhe përkundër faktit që Kuvendi i Republikës së Kosovës para pak ditësh ka votuar Statutin e ri për Trepçën.

Kryetari Bahtiri së bashku me kryetarin e Sindikatës, z. Sadiku, e kundërshtojnë fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, z. Kocijançiq, duke thënë se tema mbi Trepçën nuk guxon të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel, sepse Trepça është e minatorëve, dhe përbën një pasuri kombëtare, andaj diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Të dy palët ishin të pajtimit që zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, të tërhjek qëndrimet e saj për çështjen e Trepçës përmes një deklarate, përndryshe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shumë shpejt do të organizojnë protesta para zyrave të BE-së në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat