Stoltenberg: Rusia po përzihet në vendet Ballkanike që duan të futen në NATO

Lajme

Stoltenberg: Rusia po përzihet në vendet Ballkanike që duan të futen në NATO

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:54
Jens Stoltenberg

NATO ka sugjeruar se Rusia ka tentuar që të përzihet  dhe ndikoj nëse vendet ballkanike të anëtarësohen në bllokun ushtarak ka deklaruar Jens Stoltenberg sekretari gjeneral i NATO-së për “Euroneës”, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e bëri sot kur Maqedonia Veriore nënshkruajti paktin që ia hapi rrugën për bashkëngjitje NATO-së.

“Rusia po përpiqet të përzihet në proceset politike të vendeve suveren. Unë mendoj se kjo është gabim. NATO respekton vendimet e vendeve suverene pa marr parasysh dëshirën se duan apo jo të i bashkohen NATO-së”, ka thënë Stoltenberg.

Në Shkup shumica e partive parlamentare ishin për hyrje në NATO, por në anën tjetër kemi Serbinë që nuk do të bëhet pjesë e aleancës.

“Serbia ka thënë se nuk do hyrje në NATO dhe ne e respektojmë këtë. Rusia duhet të respektoj vendimet e vendeve suveren qoftë edhe nëse duan të jenë në NATO, edhe pse ajo nuk do” – tha sekretari gjeneral i NATO-së.

Rreth tërheqjes nga marrëveshja për forca të mesme nukleare nga Moska dhe Uashingtoni,  Stoltenberg tha ShBA kanë vendosur të tërhiqen sepse Moska ka shkel marrëveshjen, NATO pajtohet me qëndrimin e ShBA-ve.

“Nuk duam garë në armatim, ajo që do të bëjmë është të bindim Rusinë që të kthej respektimin e marrëveshjes. Do të ketë një periudhë gjashtë mujore deri sa kryhet periudha e tërheqjes, gjatë se cilës Rusia mund të kthehet. Duhet të sigurohemi se NATO në botë edhe pa marrëveshjen për forca nukleare dhe me më shumë raketa ruse do të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtje” ka thënë Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat