E “zbulon” Lazanski: Kjo është arsyeja e vetme që NATO na bombardoi dhe pse duan të na marrin Kosovën!

Lajme

E “zbulon” Lazanski: Kjo është arsyeja e vetme që NATO na bombardoi dhe pse duan të na marrin Kosovën!

Nga: F.B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Miroslav Lazanski

Komentuesi ushtro-politik serb Miroslav Lazanski ka zbuluar shkaqet e bombardimit të NATO mbi Serbinë në vitin 1999 dhe shkakun pse perëndimi ka vendos që të marr Kosovës, këtë e bëri në intervistën për Tv Pink, transmeton “Bota Sot”.

“Medlin Obrajt dhe Uesli Klark janë kyç në biznes. Klark ka pasur biznes me targat e automobilave në Kosovë, ndërsa Obrajt është e kyçur ne telefoni. Të gjithë kanë gjetur interesin e tyre material. Kur shikoni pse erdhi deri te agresioni në Jugosllavi në vitin 1999 dhe grabitjen e Kosovës, pikërisht është shkaku material. Shkaku pra nuk ishte a stë drejtat e njeriut, as katastrofa humanitare, por fakti se Kosova është vendi më i përshtatshëm për biznes”, ka thënë Lazanski.

I pyetur nëse Serbia mundet që të mbrohet e vetme, po ndoshta hyrja në NATO është një nga opsionet e vendit tonë, që të ruajë sigurinë, Lazanski u përgjigj:

“Ne kemi thënë hapur se kemi rezolutën për neutralitet në aspektin ushtarak, siç është treguar, po tregohet edhe do të tregohet s mund të mbijetojmë me sukses” ka thënë ai.

Më pas Lazanski theksoi se “në vitet e fundit është bërë një kërcim revolucionar në forcimin e ushtrisë. Pajisje teknik, teknologjike, eksportojmë municion në Rusi, kalibër 155. Si është e mundur, thjeshtë ata nuk kanë këtë kalibër, iu bie më lirë të porosisin dhe disa nga porositë i shesin pastaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat