Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Lajme

Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:38
Shefqet Krasniqi

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se rasti i të miturës nga Drenasi që u përdhunua nga profesori i saj e pastaj nga polici ishte rast shumë prekës.

“Ky rast është një alarm se kjo shoqëri është duke shkuar  drejtë degjenerimit moral, që është antivlerë”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se nuk dëshiron të flasë as për vajzën as për profesorin e policin pasi që nuk i njeh, mirëpo tha se nuk është rasti i vetëm që ndodh në shkolla.

Sipas tij në shkollat e Kosovës nuk respektohet kodi i veshjes që përcaktohet nga shkolla.

“Ky nuk është i vetmi rast. Në Kosovë ka shumë raste të tilla sepse po i nxitin vetë nëpër shkolla. Kanë ardhur organizata të ndryshme në shkolla dhe kanë shpërndarë prezervativë. Poashtu në të gjitha shkollat evropiane ka kod të veshjes, tek ne në Kosovë nuk respektohet kodi i veshjes së shkollës”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat