Joe Biden i kërkon Thaçit përmbylljen njëherë e përgjithmonë të konfliktit shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Joe Biden i kërkon Thaçit përmbylljen njëherë e përgjithmonë të konfliktit shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:17
Joe Biden dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar Joe Biden duke thënë se, ai dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Hashim Thaçi permes një postimi në Facebook, ka shkruar se, SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat