Protesta “1 nga 5 milionë” në Mitrovicë: Një zemër trime vlen më shumë se 1 mijë kokë ulura

Lajme

Protesta “1 nga 5 milionë” në Mitrovicë: Një zemër trime vlen më shumë se 1 mijë kokë ulura

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga protesta

Protesta e dytë në Mitrovicë dhe e treta në Kosovë ka filluar në kohën e njëjtë me protestat në Beograd dhe qytetet tjera. Rreth 100 persona kanë marr pjesë në këtë protestë 13 muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, të cilët kanë shëtitur nga lapidari Car Llazari deri tek vendi ku u vra ai, duke kërkuar ndër tjera zbardhja e krimit dhe kryesve e urdhërdhënësve.

Ndër qytetarët e tubuar ishte edhe bashkëshortja e Oliverit, Marina si dhe organizatori i protestës në Graçanicë Branislav Markoviç, protesta u përcoll nga shumë ekipe mediale dhe pak policëve.

Në transparente ishte shkruar: „ Jo taksave,“ „ Jo bashkimit të Mitrovicës,“ „ Kushtetuta e RS,“ „Kush e vrau Oliverin?“, ndërsa një nga anash ka hedhur fjalë fyese ndaj pjesëmarrësve.

Image

Kërkesat e protestës ishin të njëjta me protestën e 2 shkurtit, zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, lirimin e Zoran Gjokiqit që dyshohet për krime të arrestuar në Jarinje, mitrovicasit kanë protestuar edhe kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Presionet institucionale, dorëheqjet dhe mendimi i lirë po bëhen sekte

Hije në këtë protestë dhe protestat e deritashme hedhin deklaratat e organizatorëve se ka presione institucionale për pjesëmarrësit aktiv deh atyre potencial që do bashkëngjiteshin.

"Presioni ndaj njerëzve që po marrin pjesë në shëtitje, që për qëllim ka vdekjen tragjike të Ivanoviqit është i pabesueshëm. Presionet me largim nga puna, ‘ këshilla mira dashëse’ se nga ato aktivitete të heqin dorë, kanë frikësuar njerëzit. Rrethana shumë jo normale. Askush nuk përballet me to në qytetet tjera ku protestohet, jam i sigurt. Por dëshmuam se nuk është e pamundur të organizohet protesta”, ka thënë Marko Jakshiq.

Ai ka shtuar se disa pjesëmarrësve që ishin pjesë e protestës në të kaluarën iu është kërkuar nga institucionet e Serbisë deklaratë për pjesëmarrjen, ndërsa disave iu ka dorëzuar vendimi për largim nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat