Sipas medieve serbe Moska tregon vendosmëri: Zgjidhja për Kosovën vetëm me ligjet e Serbisë dhe kurrsesi ndryshe!

Lajme

Sipas medieve serbe Moska tregon vendosmëri: Zgjidhja për Kosovën vetëm me ligjet e Serbisë dhe kurrsesi ndryshe!

Nga: F.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:52
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova ka theksuar se qëndrimi i Rusisë rreth idesë së caktimit të kufijve në Kosovë mbetet i pandryshuar – zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të përgjigjet interesave të popullit serb, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në harmoni me ligjet e brendshme të Serbisë, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve nëse Rusia do mbështes marrëveshjen për caktimin e kufijve në Kosovë, nëse ajo arrihet dhe nëse ideja për caktimin e kufijve është në harmoni me rezolutën 1244, Maria Zaharova ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Rusisë në lidhje me territorin serb:

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ai dallohet jo vetëm me vendosmërinë por edhe logjikën. Ndërsa kjo logjikë është shumë e thjeshtë –pyetja si do të zgjidhet kjo situatë është pyetje, nis kjo zgjidhje iu përgjigjet interesave të popullit serb. Ajo po ashtu, definitiv duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe të përputhet me ligjet e Serbisë” ka thënë Zaharova.

Ajo ka shtuar se qëndrimi i Rusisë në njërën anë është i përbërë nga shumë komponentë, në anën tjetër i bazuar në qasjen e qartë dhe pandryshuar të zgjidhjes së kësaj çështje.

Më herët mediat gjermane "Frankfurter rundshau" ka shkruar se është zbuluar plani për ndarjen e Kosovës që është krijuar nga BE dhe ShBA.

Vendosja e kufirit të ri mes shqiptarëve edhe serbëve në veri të Kosovës dhe bashkimi iu disa fshatrave shqiptare nga Serbia të banuara me shqiptarë. Qyteti i Mitrovicës merr statusin e veçantë, ndërsa për furnizim me ujë liqeni i Gazivodës dhe miniera Trepça do të privatizohen për 99 vjet dhe do të ndahen mesa anëtarëve të KS të OKB. Autostrada nëpër Serbi në korridorin 10 do të jetë në mbrojtjen ndërkombëtare thuhet ndër tjera në dokumentin e publikuar të gazetës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat