Kujdes: Pas Balenës blu, një tjetër lojë po nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve

Lajme

Kujdes: Pas Balenës blu, një tjetër lojë po nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Ilustrim

Pas balenës blu, një tjetër lojë që nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve është publikuar në rrjetet sociale.

Loja e tmerrshme në WhatsApp, me memo vetëvrasëse e lidhur me vdekjen e të paktën një të riu është shfaqur në ‘Minecraft’ .

Ikona e tmerrshme e një gruaje-zog e shoqëruar me meme, është shkaktuar në Minecraft, si një lojë online që është bërë mjaft popullore për fëmijët dhe adoleshentët.

Ikona e ‘sëmurë’ është publikuar nga të ashtuquajturit ‘modders’, njerëz me njohuri të mirë  të programimit.

Një prind ka paralajmëruar se reklamat që promovojnë këtë meme, janë shfaqur edhe në videot e Youtube, shkruan Fox news.

Prindërit po paralajmërohen se "Momo" mund të jetë   ‘balena blu’  e ardhshme - një lojë online e rrezikshme  dhe e lidhur me të paktën 130 vdekje në Rusi.

Kjo lojë fillon me një kontrollues në hije që dërgon imazhe të dhunshme  viktimës, përmes mesazheve në  aplikacionin WhatsApp.

Më pas nisin kërcënimet në rast se lojtari  nuk  ndjek urdhrat e lojës.

Ndërkohë  Policia në Argjentinë është duke hetuar vetëvrasjen e një 12 vjeçareje, e cila dyshohet të jetë nxitur nga kjo lojë për të kryer këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat