Policia demanton serbët që fajësuan shqiptarët: Tash të dyshimtë për sulmin e mbrëmshëm një serb dhe një boshnjak

Lajme

Policia demanton serbët që fajësuan shqiptarët: Tash të dyshimtë për sulmin e mbrëmshëm një serb dhe një boshnjak

Nga: F.B Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një serb dhe një boshnjak janë evidentuar si të dyshiumtë në sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj dy serbëve në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke demantuar kështu zërat se sulmi është kryer nga shqiptarët.

Mediat patën raportuar se serbët ishin cak i sulmit të një grupi të madh të rinjve shqiptarë.

Policia mbrëmë kishte pranuar informatën se dy serbë në lagjen boshnjake ishin sulmuar nga një shqiptar dhe “ disa persona tjerë të panjohur".

Gjatë sulmit që ka ndodhur në rrugën “Nemanjina, viktimat kanë pësuar lëndime trupore pas të cilave janë dërguar në shërim në spital.

Si dyshohet, ndër sulmuesit janë evidentuar një serb dhe një boshnjak, ndonëse deri tash nuk është arrestuar askush thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti është në procedurë hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat