Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dhe Burim Ahmetaj.
Ai përmes një postimi në rrjete sociale tregon se biseduan për për çështjet që lidhen me operacionalizimin, aspektet buxhetore dhe ngritjen kadrovike të këtij institucioni, përcjellë “Bota Sot”.
Postimi i tij në Facebook:
Në takim me zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dhe Burim Ahmetaj, diskutuam për çështjet që lidhen me operacionalizimin, aspektet buxhetore dhe ngritjen kadrovike të këtij institucioni.
RH