Vuçiq ka thënë se heziton të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme duke shpresuar në vazhdimin e dialogut me Kosovën - Bota Sot
Vuçiq ka thënë se heziton të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme duke shpresuar në vazhdimin e dialogut me Kosovën

Lajme

Vuçiq ka thënë se heziton të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme duke shpresuar në vazhdimin e dialogut me Kosovën

Nga: F. B. Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:07
Aleksandër Vuçiq

Në një intervistë për gazetën italiane “Republika” presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “atë e mbështet pjesa dërmuese e popullit” dhe se “mendon të shpall” zgjedhjet por shpreson në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se protestat e vikendit nuk kanë rrezikuar stabilitetin e Serbisë dhe se ajo është absolutisht stabile dhe dhunuesit nuk përfaqësojnë Serbinë.

“Siguroj Evropën se Serbia është stabile. Për fat të keq protestat e qeta ku merrnin pjesë pak njerëz janë bërë të dhunshme. Policia ka garantuar rend edhe paqe. Në rrugët serbe nuk do shihni më dhunë të padënuar, Jemi më stabil se asnjëherë më përpara, ndërsa opozitës po i bie mbështetja”, ka thënë Vuçiq në intervistën për media italiane.

Më pas ai shtoi “Vendi ynë do paqen, zhvillimin, integrimin në Evropë. Opozita shikon ‘jelekët e verdhë”. Një ndër ata është fashisti Obradoviç që ka bartur ‘jelek të verdh’ në parlament. E sollën dhunë në parlament pastaj edhe në rrugë, këta janë humbësit e shoqërisë” – tha ai.

“Kanë kërkuar dorëheqjen time, iu kam thënë jam i zgjedhur legjitim nuk jam dorëheqje. Iu kam thënë ju respektoj si protestues, edhe pse jeni pak, por jo udhëheqësit që janë hajna edhe fashistë. Nuk më intereson fati im, unë kryej detyrën dhe realizoj reforma të rëndësishme në vend” tha presidenti i Serbisë.

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve që është kërkesë e opozitës ia ka shtuar "pjesa dërmuese e qytetarëve janë në anën time, kam menduar këtë. Por hezitoj se jam duke shpresuar të nis përsëri dialogu me Prishtinën. Gjatë fushatës nuk mund t kemi bisedime, këtu është poenta”.

Në pyetjen rreth lirisë së medieve Vuçiq ka thënë se kjo përshtypje është krijuar me qëllim nga opozita që të destabilizohet vendi. Gjilas dhe Sholak posedojnë rrjetin më të fortë kabllovik me shumë kanale. Kanë ndikim në shumë gazeta dhe portale. Sulmuan Tv publik, ku unë nuk kam ndikim a snuk jam redaktor, ku udhëheqin ende njerëz të tyre. Opozita e sotme ka mbyllë 3 mijë ndërmarrje, unë kam hapur 200 dhe prej se jam në pushtet kemi rritje 4,4 për qind në ekonomi, ndërsa ata e kishin më pas se 3.1” ka thënë Vuçiq duke shtuar se papunësia u ul nga 26 në 11 për qind.

“Unë dua dialog në temën e medieve me organizatat ndërkombëtare dhe BE-në dhe jo me hajna edhe magnat të medieve si Gjilas dhe, q ëkur ishte kryetar i Beogradit ka vjedh 500 milionë euro” tha Vuçiq duke shtuar s epo përpiqet të tejkaloj situatën dhe këtë do e bënte secili lider.

“Dialogu dhe rritja ekonomike janë ardhmëria” e vendit ka thënë ai. Ndërsa lidhur me situatën me Prishtinën dhe përpjekjet që të merret në kontroll miniera “Trepça” dhe rrezikun e konfliktit Vuçiq ka thënë se “pikërisht për këto kam fol me sekretarin gjeneral të NATO-së Jens Stoltenberg.

“I kam thënë se vlerësojmë punën e KFOR-it që kanë mbrojtur serbët në Kosovë. Pres që këtë të vazhdojnë ta bëjnë. Shpresoj se nuk do ketë rrezikim të paqes. Por para rrezikut të ndonjë dëbimi nuk do kemi zgjidhje por të mbrojmë njerëzit tanë. Por shpresoj se KFOR në të cilin kemi besim mund të zgjidh secilin problem dhe se Prishtina do të jetë racionale”, ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...