Djalit të Baton Haxhiu i dhemb që “Bota sot” e zbuloi me kënd punon, i ndërron të dhënat në profilin e tij

Lajme

Djalit të Baton Haxhiu i dhemb që “Bota sot” e zbuloi me kënd punon, i ndërron të dhënat në profilin e tij

Nga: D.RR Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:57
Andi dhe Baton Haxhiu

Gazeta “Bota sot” dje raportoi duke iu referuar një shkrimi publik të Prof. Dr Enver Bytyçit, ku zbuloi se, Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut, është këshilltar politik në Ministrin e Mbrojtjes Ruse.

Madje, kështu ishte edhe përshkrimi për profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”.

Image

Mirëpo, pas raportimit të “Bota sot”, ai ka ndërruar përshkrimin për profilin e tij dhe pastaj ka bërë një reagim publik kundër gazetës kombëtare “Bota sot” dhe Prof. Dr. Enver Bytyçit, reagim ky që u përkrah nga një medium i njëanshme që ka dalë në skenë kohët e fundit e që nuk e transmetuan drejtë shkrimin e gazetës “Bota sot” për shkak të papërvojës së tyre.

Në përshkrimin e tij të ri në Twitter, ai ka shkruar:

“Ky nuk është një profil i vërtetë! Përdoret vetëm për qëllime të klasës së informacionit dhe komunikimit në RIT Kosovë”.

Image

Andi Haxhiu madje ka bërë “avokatin” e Rusisë në një Tweet të tij, ku ka thënë se çdo pretendim se ushtria ruse rekruton qytetarë në Moldavi, do të mohohet nga qeveria ruse.

Image

“Ushtria ruse nuk rekruton qytetarë në Moldavi. Çdo lloj pretendimi lidhur me këtë temë do të mohohet nga qeveria ruse”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat