Jovanoviq sulmon opozitën mbështet Vuçiqin, ja çka thotë për Kosovën

Lajme

Jovanoviq sulmon opozitën mbështet Vuçiqin, ja çka thotë për Kosovën

Nga: F.B. Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:08
Çedomir Jovanoviq

Lideri i LDP Çedomir Jovanoviq që numërohet si politikan i moderuar, ka kritikuar opozitën për mënyrën e veprimit dhe synimit të pushtetit, ndërkohë që ka mbështet Vuçiqin, duke u shpreh se “mendon se me Vuçiqin kemi shans në disa situate”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij ndryshimet në vend nuk varen vetëm nga Vuçiq por edhe nga situata tjetër m opozita dhe para së gjithave qytetarët.

"Si e kanë sulmuar të gjithë përveç meje? Si tradhtar, si dike që po shet Kosovën, me këto fjalë akuzojnë Gjilas, Jeremiç dhe Obradoviq si dhe ai Stamatoviq i marrë që në Zllatibor së bashku me formacionet paraushtarake krijon kampe dhe stërvit fëmijët të përdorin armët", ka thënë Jovanoviq.

Ku është Stamatoviq, kur presidenti Hashim Thaçi shkon në Gazivode për “të pi kafe”, apo ndoshta do të dërgoj fëmijët atje.

"Të gjithë ata që kritikojnë Vuçiqin si unë, që i them se duhet të bisedohet me apo pa taksa, të ndihmoj boshnjakët të kenë vendin e tyre dhe ashtu ndihmohen serbët që jetojnë atje, ndërsa Serbia bëhet shtet. Çfarë i thonë ata? PE ke shitur Kosovën, nesër do ta shesësh Republika Srpska, do të hyjmë në NATO. Janë ata që hynë dhunshëm në televizion", tha ai.

Në lidhje me Kosovën, Jovanoviq shprehet se “është e domosdoshme të bëhet atë që mund të bëhet”.

"Sinqerisht të them në Preshevë jetojnë rreth 99 për qind shqiptarë. Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë asgjë me atë njerëz. Ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Mundohen ata, mundohemi ne", tha Jovanoviq.

Duke komentuar idenë e caktimit të kufijve, Jovanoviq tha se “askush nuk di për atë çka është dhe e kujt është".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat