Para se te arrestohet nga Interpol-i vdes Mira, e veja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç

Lajme

Para se te arrestohet nga Interpol-i vdes Mira, e veja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç

Më: 15 prill 2019 Në ora: 00:42
Mira Markoviq dhe Millosheviç

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, e veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviç. Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët dhe jo serbet ne Serbi e ish-Jugollavi.

Mediat serbe raportojnë se ajo ka vdekur rreth orës 15:30, në Rusi. Ajo ka lindur më 10 korrik 1942, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Serbja kërkohej nga Interpol-i për krime lufte në Kosovë

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore. Ishte gjykuar në vitin 2018, 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. Ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë.

Mira Markovic, vejusha e kryekriminelit serb, Slobodan Milloshevic, duket se nuk është femra e vetme që kërkohet nga Interpoli për kriminalitet. Interpol, siç është njoftuar ditë më parë, ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 17 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe një femër serbe, të cilët kërkohen për krime të kryera gjatë luftës kudër popullatës civile në Kosovë në prillin e vitit 1999.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat