Trajkoviç: Vuçiq po e rrezikon sigurinë time

Lajme

Trajkoviç: Vuçiq po e rrezikon sigurinë time

Më: 21 prill 2019 Në ora: 00:41
Rada Trajkovic

“Kurrëfarë deklarate për njerëzit të cilët janë në paraburgim nuk kam dhënë, madje as që i njoh dhe nuk di gjë për ta. Është e qartë se Aleksandar Vucici ka për qëllim që njëfarë mënyrë të më mbyllë edhe më shumë dhe të më paraqesë para publikut si dikënd që – ja punon kundër shtetit (të Serbisë), ka thënë Rada Trajkovic.

“Në esencë – ky është frikësim i dëshmitarëve të ardhshëm dhe porosi se të gjitha dëshmitë do të jenë të hapura për opinionit”, ka thënë politikania kosovare për “Zërin e Amerikës”.

Trajkovic ka thënë se para rreth një vit me ftesë të prokurorit special të Kosovës ka dhënë deklaratë rreth vrasjes së Oliver Ivanocicit.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, të përkujtojmë, ka thënë të enjten se Nedeljko Spasojevic e Marko Rosic, persona të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanovicit, janë në paraburgim shkaku i deklaratës së Rada Trajkovicit dhënë Prokurorisë speciale të Kosovës.

“Me deklaratën se jam përgjegjëse pse Nedeljko Spasojevic e Marko Rosic gjenden në paraburgim kryetari i Serbisë e ka rrezikuar sigurinë time”, ka thënë Trajkovic, duke shtuar se “është dashur të kërkojë mbrojtje nga kryetari i Serbisë zotëri Aleksandar Vucic”.

Duhet theksuar se dokumentin, për të cilin Vucic ka thënë ta ketë nga Prkuroria speciale e Kosovës, e ka mohuar si të pavërtetë ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat