Vulin: Me bombardimet e NATO-së tentuan të vrasin Serbinë, por u vra...

Lajme

Vulin: Me bombardimet e NATO-së tentuan të vrasin Serbinë, por u vra...

Nga: F. B. Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:02
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot në Konferencën e tetë të sigurisë në Moskë se Serbia ka zgjedhur të jetë neutral ushtarakisht dhe asnjëherë të mos bëhet pjesë e NATO-së apo ndonjë aleance tjetër, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij me bombardimet e NATO-së para 20 viteve “tentuan të vrasin Serbinë, ndërsa kanë vra të drejtën ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e ministrisë.

"Serbia që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq është shëruar por jo e drejta ndërkombëtare. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare edhe më tutje është e vdekur", tha Vulin gjatë fjalës në temën "Siguria e Ballkanit ndërmjet sfidave botërore dhe trashëgimisë regjionale".

Ministri Vulin po merr pjesë në Konferencën e sigurisë në Moskë, ndërkohë që gjatë qëndrimit u takua edhe me ministrin e mbrojtjes së Rusisë Sergej Shojg.

Raportet e Rusisë me Serbinë në nivelin më të lartë në histori.

Gjatë takimit me ministrin rus të mbrojtjes u potencua se raporti mes dy vendeve është më nivelin më të lartë në histori. Si thuhet në kumtesë Vulin ka theksuar se sivjet janë shtuar aktivitetet e planifikuara në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral.

"Çdo gjë që kemi planifikuar po realizohet në mënyrë e marrëveshjes", tha Vulin dhe shtoi se është i shqetësuar për formimin e “ushtrisë së Kosovës” ndërkohë që falënderoi ministrin rus Shojg për mbështetjen e Serbisë nga Rusia.

Ministrat janë pajtuar që të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake që është me rëndësi për të dy vendet.

Ministri Shojg ka pranuar ftesën për vizitë në Serbi dhe vizita do realizohet gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat