Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, taksa 100% ndaj produkteve serbe duhet me u rritë akoma më shumë, ose të bëhet detyrim i përjetshëm ndaj Serbisë.
Miftari thotë se, nuk do të ishte keq edhe nga BE-ja që t’i bëhet një stop Serbisë derisa kjo të ndaloj së mbrojturi dëmin që ia shkaktuan Kosovës.
“Taksa 100% kundër mallrave serbe duhet mu rrit akoma ma shumë dhe do duhej të jetë taks detyrim i përjetshme, nuk do ishte e keqe as edhe një taksë një stop për gjitha kontaktet me BE gjersa kjo e fundit nuk ndalon ta mbron në dëmin tonë shtetin fashist serb.
Vizat turistike nuk janë jetike për popullin tonë por jetike janë zhvillimi ekonomik, politik dhe juridik i Kosovës!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.