“Çmenden” mediat e Beogradit pse shqiptarët i këndojnë Sali Berishës dhe Adem Jasharit midis Serbisë - Bota Sot
“Çmenden” mediat e Beogradit pse shqiptarët i këndojnë Sali Berishës dhe Adem Jasharit midis Serbisë

Lajme

“Çmenden” mediat e Beogradit pse shqiptarët i këndojnë Sali Berishës dhe Adem Jasharit midis Serbisë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:34
Pamje nga videoja

Këngëtari i njohur, Mentor Kurtishi, i cili është më i kërkuari në mbrëmjet muzikore, e ka kënduar Adem Jasharin në mes të Serbisë.

Ai ishte i shoqëruar me 3 shokë, ku edhe ata i ndihmuan Kurtishit në këndim.

“Oj Serbi o murin ta prisha, se mu m’thojnë oo Sali Berisha, o moj Serbi, murin ta kalli se mu m’thojnë o Adem Jashari”, këto janë vargjet që i këndon Kurtishi në Cacak të Beogradit shkruan agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.

Në fund mediat serbe kane shkruar se në kohën kur dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ngrirë, nga tarifat e qeverisë së Kosovës duke sanksionuar Serbinë me 100% taksa, provokimet dhe incidentet e shqiptarëve nuk ndalen madje edhe në zemër të Serbisë. Sipas mediave serbe, kohët e fundit, një prej tyre duke paraqitur me një shenjë të shqiponjës shqiptare në mes të Beogradit, pastaj mbi ure, në mes të Novi Sad flamuri shqiptar valon dhe se fundit një grup i vogël ka vendosur t’i këndojnë me krenari dhe përkujtimi të Adem Jasharit dhe Sali Berisha duke i shpallur heronj në zemër të Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...