Në Kroaci gjatë majit e qershorit është paraparë të mbahen tri trajnime ndërkomnëtare ushtarake, në të cilat do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa e para ka filluar sot, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO.
“Immediate Response 19″,” Astral Knight 19″ dhe “Sëift Response 19” janë emrat e ushtrimeve në organizim të Komandës së forcave tokësore për Evropnë (USEUCOM) të cilat në koordinim me anëtaret e NATO-s dhe vendet partnere do të mbahen në Kroaci, ka paralajmëruar Ministria kroate e mbrojtjes në portalin e saj në internet.
Në ushtrimin e parë do të marrin pjesë 1.600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, BeH-së, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, ShBA-ve, Polonisë, Francës, Britanisë së Madhe. Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë e Gjermanisë.
Mediat serbe, me tittuj bombastikë, si ky i vënë në këtë lajm, kanë vlerësuar se kjo është përgjigje ndaj paradë së djeshme të ushtrisë serbe në Nish, e cila nga agjencitë perëndimore të lajmeve e kanë vlerësuar se vjen në kohën e tensioneve me Kosovën dhe të aleancës me Rusinë.